Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë së Kosovës për Forenzikë bëri homazhe në nderim të zyrtarëve policorë të rënë në krye të detyrës

Me rastin e 26 korrikut – Ditës Memoriale të zyrtarëve policorë të rënë në krye të detyrës dhe përvjetorit të rënies heroike të Heroit të Kosovës, zyrtarit policor Enver Zymeri, Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë së Kosovës për Forenzikë (AKF) z. Shemsi Duriqi, së bashku me menaxhmentin e Agjencisë, bënë homazhe pranë Lapidarit të zyrtarëve policorë të rënë në krye të detyrës, në oborrin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës.

Me vendosjen e kurorave me lule dhe me një minutë heshtje, u nderua sakrifica dhe përkushtimi i 24 zyrtarëve policorë që dhanë jetën në shërbim të Republikës së Kosovës, duke mbrojtur rendin, sigurinë dhe shtetin e së drejtës.

Agjencia e Kosovës për Forenzikë shpreh mirënjohjen dhe respektin më të lartë për të gjithë zyrtarët policorë të rënë në krye të detyrës, duke vlerësuar se sakrifica e tyre mbetet frymëzim dhe obligim për të gjithë institucionet e sigurisë dhe drejtësisë në përmbushjen e misionit të tyre në shërbim të qytetarëve dhe të Republikës së Kosovës.

Lavdi e përjetshme Heroit të Kosovës Enver Zymeri dhe të gjithë zyrtarëve policorë të rënë në krye të detyrës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors