DEPARTAMENTI I FORENZIKËS ANALITIKE

Departamenti për  Kimi dhe Biologji Forenzike kryen dhe ushtron detyrat dhe përgjegjësitë si në vijim:Kryerja e analizave  të ADN-së dhe Serologjisë, analizave kimike të narkotikëve, analiza kimike të zjarrvënjeve, eksplozivëve dhe grimcave te barotit.Futja dhe krahasimi i të dhënave (profileve te ADN-së) të rastit në sistemin CODIS.Me kërkesë të gjykatave dhe prokurorive, punonjësit shkencor të departamentit japin sqarime dhe dëshmi për ekspertizën e kryer në cilësinë e ekspertitHartimi dhe rekomandimi i proceduarave standarde të punës (metoda shkencore). 

Departamentit për Kimi dhe Biologji Forenzike është i organizuar ne tri Divizione (Laboratorë):

  1. Divizioni (Laboratori) i ADN-së dhe Serologjisë
  2. Divizioni (Laboratori) për Ekspertizë të Narkotikeve dhe
  3. Divizioni (Laboratori) për Analiza te Zjarrëvënieve, Eksploziveve dhe Grimcave te Barotit

Departamenti për  Kimi dhe Biologji Forenzike udhëhiqet nga ud drejtori i Departamentit:

Fatmir Ademi

Tel: 044 946 977
Centrex: 038 200 76 326
Email: fatmir.ademi@rks-gov.net
Adresa: Rruga 12 Qershori nr.101

10 000 Prishtinë

DIVIZIONI (LABORATORI) I ADN-SË / SEROLOGJISË  

Veprimtaria:
Në Divizionin e ADN/Serologjisë kryhen analiza Forenzike për identifikimin e lëngjeve trupore dhe analiza të ADN-së.

Në kuadër të analizave për identifikimin e lëngjeve trupore kryhen:

1. Analizat për identifikimin e gjakut, me testet:

  • Testi KM (ang. Kastle Meyer test), si test preliminar për identifikimin e gjakut.
  • RSID Blood, si test i konfirmuar për gjakun njerëzor.

2. Analizat për identifikimin e spermës, me testet:

  • Testi AP (ang. Acid Phosphatase test), si test preliminar për identifikimin e spermës.
  • Ekzaminimi mikroskopik për spermatozoid, si test konfirmues për identifikimin e spermatozoideve (punimi i preparateve mikroskopike dhe vrojtimi me mikroskop).
  • Testi RSID Semen, si test konfirmues për prezencën e lëngut seminal.

Në kuadër të analizave të ADN-së kryhen:

  1. Analizat e ADN-së nga gjaku
  2. Analizat e ADN-së nga pështyma
  3. Analizat e ADN-së nga sperma
  4. Analizat e ADN-së nga qimet dhe indet
  5. Analizat e ADN-së nga eshtrat dhe dhëmbët
  6. Analizat e ADN-së nga prekja apo kontakti (djersa dhe qelizat epiteliale)

Këto analiza kryhen duke përdorur metoda të ndryshme të ekstraktimit të ADN-së, bazuar në procedurat standarde të operimit si më poshtë:

  1. Procedura e ekstraktimit të ADN-së me QIAamp DNA Investigator Kit (nga gjaku, sperma, pështyma, qimet, indet, eshtrat, dhëmbët, djersa, qelizat epiteliale)
  2. Procedura e ekstraktimit në instrumentin Automate Express, me kitin Prepfiler Express dhe Prepfiler Express BTA (nga gjaku, sperma, pështyma, qimet, indet, eshtrat, dhëmbët, djersa, qelizat epiteliale)

Pas fazës së ekstraktimit kryhen edhe tri faza tjera të analizave të ADN-së: kuantifikimi i ADN-së (përcaktimi i sasisë së ADN-së), amplifikimi i ADN-së dhe elektroforeza kapilare e ADN-së, duke përdorur procedurat standarde të operimit si më poshtë:

  1. Procedura për kuantifikimin e ADN-së (me kompletet e reagjentëve Quantifiler Trio dhe Quantiplex Pro, në instrumentin Quantstudio 5 Real Time PCR)
  2. Procedura për amplifikimin e ADN-së (me kompletet e reagjentëve Globalfiler IQC dhe Investigator Essplex SE QS, në instrumentin Proflex PCR system)
  3. Procedura për profilimin e ADN-së (në instrumentin Genetic Analyzer 3500 me softuerët HID Data Collection 4.0.1 dhe Genemapper ID-X)

Shënim: Me anë të këtyre ekspertizave të ADN-së nga njolla e vendit të ngjarjes nxirret profili i ADN-së, i cili pas krahasimit me viktimën apo të dyshuarin mund të identifikohet saktësisht personi kontribuues i njollës.

Gjithashtu, në laboratorin e ADN-së kryhen edhe testet e atësisë, me të cilat konstatohet saktë atësia e fëmijës.

Laboratori i ADN/Serologjisë posedon edhe Bazën e të Dhënave të ADN-së – CODIS (Combined DNA Index System), ku ruhen të gjitha profilet e fituara të ADN-së dhe mund të bëhen kërkime për krahasim dhe përputhje eventuale me rastet e kaluara.

Stafi:
Në Divizionin e ADN/Serologjisë janë të punësuar: Shefi i Divizionit dhe pesë (5) ekspertë me përgatitje profesionale universitare – biologë të diplomuar dhe Master, të trajnuar dhe certifikuar nga ekspertë ndërkombëtarë (SHBA) për kryerjen e analizave Forenzike të ADN-së.

Tjera:
• Divizioni (Laboratori) i ADN/Serologjisë ka tetë (8) metoda analitike të akredituara sipas standardit ndërkombëtar ISO 17025, ndërsa metodat tjera janë në proces akreditimi.

  • Ekspertët e këtij divizioni përfaqësojnë laboratorin dhe marrin pjesë në grupe punuese në ENFSI, si dhe në organizata e asociacione profesionale të fushës.
  • Të gjithë ekspertët testohen dhe certifikohen çdo vit përmes pjesëmarrjes në teste të zotësisë, të cilat organizohen dhe koordinohen nga Divizioni i Cilësisë në AKF dhe kompania profesionale për teste të zotësisë CTS (Collaborative Testing Services, SHBA).

DIVIZIONI (LABORATORI) PËR EKSPERTIZË TË NARKOTIKËVE

Veprimtaria:

Në divizionin për analiza kimike të narkotikeve bëhet analiza dhe identifikimi i narkotikeve të rrezikshëm, substancave psikotrope dhe prekursoreve te të gjitha formave: substancës bimore, substancës pluhur, substancës se ngurtë, substancës se lëngët, tabletat dhe kapsulat etj, te cilat konfiskohen nga njësitet hetuese te Policisë se Kosovës dhe institucioneve te tjera te zbatimit te ligjit.

Analiza dhe identifikimi i narkotikëve të rrezikshëm, substancave psikotrope dhe prekursoreve bëhet duke përdorur metoda të ndryshme analitike, bazuar në procedurat standarde të operimit si në vijim:

  1. Ekzaminimi stereomikroskopik ( vizual ); Mikroskopi stereokrahasues: SMZ 168.
  2. Ekzaminimi – Kromatografia në shtresë të hollë (TLC).
  3. Ekzaminimi – Testi Duquenois – Levine i modifikuar.
  4. Testi i ngjyrës – Marquis.
  5. Testi i ngjyrës – Tiocianati i Kobaltit.
  6. Testi i ngjyrës – Sodium Nitroprusside.
  7. Testi i ngjyrës -Ekzaminimi i Bates-it.
  8. Testi i ngjyrës – Reagenti i Libermanit.
  9. Procedura për identifikimin e tabletave dhe Kapsulave.
  10. Procedura për përcaktimin e pasigurisë se matjeve
  11. Procedurat e marrjes së mostrës (Mostrimi)
  12. Kromatografi i gazrave / Spektrometri i masës (GC/MSMS) – metoda e përgjithshme për analizimin e drogave; Gas Kromatograf, Agilent 8890 dhe Detektori i Masës: 7000 D.

Duke përdorur metodat e lartpërmendura në mënyrë të saktë shkencore bëhet analizat kualitative, identifikimi dhe raportimi i përbërjes së përmbajtjes se dëshmive që janë subjekt i kërkesave për ekspertim duke krahasuar rezultatet e mostrave nga vendi i ngjarjes me mostra referente të certifikuara nga prodhues kredibil të nivelit botëror.

Stafi:

Në divizionin për Ekspertizë të Narkotikëve janë të punësuar: Udhëheqësi i Divizionit dhe tre (3) ekspertë me përgatitje profesionale universitare të lartë – Biologë /Kimistë të diplomuar, të trajnuar dhe certifikuar nga Ekspertë ndërkombëtar (SHBA) për kryerjen e analizës dhe identifikimin e  narkotikëve të rrezikshëm, substancave psikotrope dhe prekursoreve.

Tjera:

  • Divizioni (Laboratori) për analiza kimike te narkotikeve ka nëntë (9) metoda analitike te akredituara sipas standardit ndërkombëtar ISO: 17025.
  • Divizioni (Laboratori) për analiza kimike te narkotikeve gjegjësisht ekspertet e këtij divizioni përfaqësojnë divizionin dhe marrin pjese ne grupe punuese te ENFSI-t, organizata dhe asociacione tjera profesionale (te fushës) te nivelit kombëtar dhe ndërkombëtar si: UNODC, EMCDDA, SWDRUG, etj.
  •  Te gjithë ekspertet e këtij divizioni duke përfshirë edhe drejtorin e departamentit  testohen dhe certifikohen ne baze vjetore ne fushën specifike te ekspertizës përmes pjesëmarrjes ne teste te zotësisë te cilat organizohen dhe koordinohen nga Zyra e cilësisë dhe kompani profesionale për teste te zotësisë CTS (Collaborative Testing Services), SHBA dhe testi i zotësisë i organizuar nga UNODC me seli ne Vjene te Austrisë.

DIVIZIONI (LABORATORI) PËR ANALIZA TE EKSPLOZIVËVE, ZJARRËVËNJEVE DHE GRIMCAVE TË BAROTIT

Veprimtaria:

Divizioni (Laboratori) për Analiza Eksplozivëve, Zjarrëvenjëve dhe Grimca Barotit është një divizion i ri ne konsolidim e sipër  në kuadër të Departamentit për Kimi dhe Biologji Forenzike dhe ne kuadër te veprimtarisë se tij kryhen analizat e eksploziveve dhe mjeteve shpërthyese ( te pa shpërthyer dhe pas shpërthimit), analizën e iniciuesve te zjarrit dhe mbetjeve pas zjarrit me qellim te identifikimit te iniciuesit dhe shkakut te zjarrit si dhe analizën e grimcave te mbetjeve te barotit pas gjuajtjes (shkrepjes) me armë te zjarrit. Divizioni (Laboratori) ka të zhvilluar dhe validuar disa nga metodat me të cilat, ka filluar me ekspertize te rasteve qe nga  viti 2014 për mbetjet nga Baroti pas qitjes me armë zjarri kurse për analizimin eksplozivë nga viti 2015. Divizioni (Laboratori) është në fazën e krijimit dhe validimit te metodave tjera të reja, për mbulimin e fushës së divizionit si: për analizimin e eksplozivëve organik në tersi, eksplozivëve inorganik, mjeteve piroteknike, mbetjeve nga kapsolla pas qitjes me armë zjarri (GSR), analizimin kimike e mbetjeve nga vatra e zjarrit, etj.

Deri me tani ky divizion ka te zhvilluara dhe validuara këto metoda analitike:

  1. Analiza për identifikimin e Nitroglicerinës (NG) dhe Nitrocelulozës (NC) në Barotin (lëndën djegëse shtytëse) pas gjuajtjes me armë zjarri.
  2. Analiza për identifikimin e Nitriteve dhe Nitrateve në Barotin (lëndën djegëse shtytëse) pas gjuajtjes me armë zjarri.
  3. Analiza për identifikimin e eksplozivëve organik (TNT, RDX, HMX, TETRYL, NG dhe PETN) para dhe pas shperthimit.

Stafi:

Në divizionin për Analiza Eksplozivëve, Zjarrëvenjëve dhe Grimca Barotit janë te punësuar dy (2) persona: Shefi i Divizionit dhe  nje (1) ekspertë me përgatitje profesionale universitare te larte –Kimist te diplomuar, te trajnuar dhe certifikuar për kryerjen e ekspertimeve forenzike te fushës duke zhvilluar dhe validuar ne vazhdimësi procedura dhe metoda te reja te analizës te cilat janë subjekt dhe ne fushë veprimtarinë e këtij divizioni. Te gjitha metodat dhe procedurat e zhvilluara janë ne përputhje dhe I plotësojnë kriteret dhe standardet me te larta ndërkombëtare.

Tjera:

  • Divizioni (Laboratori) për Analiza Eksplozivëve, Zjarrëvenjëve dhe Grimca Barotit është ne proces te harmonizimit dhe akreditimit te metodave dhe procedurave sipas standardit ndërkombëtar ISO: 17025.
  • Divizioni (Laboratori) për Analiza Eksplozivëve, Zjarrëvenjëve dhe Grimca Barotit gjegjësisht ekspertet e këtij divizioni përfaqësojnë divizionin dhe marrin pjese ne grupe punuese te ENFSI-t si:
  • Grupi punues i eksperteve për Eksplozivëve (WG -FINEX)
  • Grupi punues i eksperteve për mbetjet nga kapsolla (WG-GSR)
  • Grupi punues i eksperteve për zjarrëvënje  (WG-FIRE)
  •  Me qellim te përmbushjes se kërkesave te Gjykatave, Prokurorive dhe Agjencive zbatuese të ligjit në Republikën e Kosovës dhe të arrihet niveli i cilësisë sa me te larte te ekspertimeve forenzike dhe akreditimi sipas standardit ndërkombëtar për cilësi ISO 17025 te gjithë ekspertet e këtij divizioni testohen dhe certifikohen ne baze vjetore ne fushën specifike te ekspertizës përmes pjesëmarrjes ne teste te zotësisë te brendshme te cilat organizohen dhe koordinohen nga Zyra e cilësisë, dhe teste te përbashkëta qe organizohen nga rrjeti I Laboratorëve te ENFSI-t.
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors