EKSPERTËT E DOKUMENTAVE DHE DORËSHKRIMVE ARRINË REZULTATE TË LARTA NË TESTE NDERKOMBËTARE TË AFTËSIVE PROFESIONALE

Ekspertet Forenzike nga Divizioni i Dokumnetev dhe Dorshkrimeve, Leonora Shillova dhe Merita Alijaj iu nënshtruan testit të aftësive profesionale  “Testit Profesional/TP/ 2025-5211 Questioned Documents Examination, nga kompania Amerikane Collaborative Testing Services (CTS) Inc.

Në këtë test, specialistët janë sfiduar me dëshmi komplekse nga fusha e dokumente të kontestuara. Ekspertimi eshte kryer  me metoda shkencore të validuara dhe akredituara sipas ISO 17025 që zbatohen në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë për kete fushë forenzike.

Pas kthimit të rezultateve nga kompania CTS, rezulton se testi i pëfunduar në Divizionin e Dokumenteve dhe Dorshkrimeve është përfunduar me rezultat pozitiv absolut.

Vlen të theksohet se, qëllimi themelor i testimit të aftësive profesionale  është të vlerësojë performancën e ekspertëve dhe laboratorëve për kryerjen e ekspertimeve forenzike.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors