Drejtori Ekzekutiv Agjencisë së Kosovës për Forenzikë z. Shemsi Duriqi priti në takim znj. Kimberly Riffe Attashe e DOJ-ICITAP pranë Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë

Në ambientet e Agjencisë së Kosovës për Forenzikë (AKF), Drejtori Ekzekutiv, z. Shemsi Duriqi, zhvilloi një takim zyrtar me Attaché-në e Departamentit të Drejtësisë të SHBA-ve – ICITAP, pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, znj. Kimberly Riffe.

Gjatë këtij takimi miqësor dhe konstruktiv, z. Duriqi diskutoi për forcimin e bashkëpunimit në fushën e shkencave forenzike, me theks të veçantë në ngritjen e kapaciteteve profesionale vendore në analizën dhe identifikimin e substancave narkotike, përfshirë fentanilin dhe drogat sintetike. U theksua rëndësia e trajnimeve të specializuara dhe përmirësimi i infrastrukturës teknologjike në këtë fushë me rëndësi kritike.

Z. Duriqi shprehu mirënjohje të sinqertë për mbështetjen e vazhdueshme që Ambasada e SHBA-ve dhe DOJ-ICITAP kanë ofruar ndër vite për AKF-në, duke kontribuar ndjeshëm në avancimin profesional dhe institucional të agjencisë.

Takimi shërbeu gjithashtu për të riafirmuar përkushtimin e AKF-së për të thelluar bashkëpunimin strategjik dhe për të siguruar që Agjencia e Kosovës për Forenzikë të vazhdojë të konsolidohet si një institucion profesional, modern dhe i besueshëm në shërbim të sistemit të drejtësisë në vend.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors