EKSPERTËT E AKF-SË I NËNSHTROHEN DHE E KALOJNË ME SUKSES TË LARTË TESTIN PROFESIONAL PËR “COMPUTER HARD DRIVE – WINDOWS ANALYSIS”

Agjencia e Kosovës për Forenzikë (AKF) njofton se ekspertët e saj në kuadër të Divizionit të Ekzaminimit të Kompjuterëve i janë nënshtruar dhe e kanë kaluar me sukses të lartë testin profesional Computer Hard Drive – Windows Analysis, të ofruar nga kompania ndërkombëtare CTS.

Ekspertët Avdush Jashari dhe Besim Shala kanë dëshmuar aftësi të larta profesionale gjatë këtij testimi në fushën e forenzikës digjitale. Ky rezultat kontribuon në avancimin e metodologjive të ekzaminimit të pajisjeve elektronike dhe në ofrimin e rezultateve të besueshme për institucionet e drejtësisë dhe sigurisë.

AKF mbetet e përkushtuar në zhvillimin e vazhdueshëm profesional të ekspertëve të saj dhe në përputhjen me standardet më të larta ndërkombëtare në fushën e forenzikës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors