DIVIZIONI PËR CILËSI

Misioni i divizionit te cilësisë është ofrimi i shërbimeve forenzike cilësore, të sigurta dhe të besueshme përmes mekanizmave te ndryshëm qe janë te përcaktuar në standardin ndërkombëtare  për laboratorët testuese ISO 17025, ligjin për AKF-në i cili përcakton si detyrim ligjor Akreditimin e laboratorëve dhe ligjet tjera të aplikueshme vendore.

Mekanizmi i kontrollit te cilësisë i kushton rendësi të madhe kontrollit cilësor dhe sigurisë  së ekspertimeve forenzike  përmes procesit të akreditimit dhe ri akreditimit të laboratorëve të Agjencisë se Kosovës për Forenzikë sipas standardeve ndërkombëtare të cilësisë ISO17025.

Agjencia e Kosovës për Forenzike ka te akredituar pesë (5) Laboratorë/divizione sipas standardeve ndërkombëtare SK EN ISO/IEC 17025:

  1. Akreditimi i Divizionit (Laboratorit) për Analiza Serologjike dhe ADN-së.
  2. Akreditimi i Divizionit (Laboratorit) për Analiza Kimike të Narkotikëve.
  3. Akreditimi i Divizionit (Laboratorit) të Balistikës.
  4. Akreditimi i Divizionit (Laboratorit) të Daktiloskopisë & Traseologjisë.
  5. Akreditimi i Divizionit (Laboratorit) të Dokumenteve dhe Dorëshkrimeve.

Po ashtu, ne funksion te ruajtëse, kontrollit dhe ngritjes se cilësisë dhe sigurisë se shërbimeve forenzike, punonjësit shkencor te Divizioneve /Laboratorëve të AKF-së testohen përmes testeve profesionale që organizon divizioni për cilësi me institute tjera ndërkombëtare si STS (Collaborative Testing Servise USA), ENFSI (European Network Forensics Science Institute) etj.

Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Cilësi janë:

  1. Verifikimi dhe certifikimi i ekspertizave të kryera në AKF;
  2. Planifikimin dhe menaxhimin e testeve të zotësisë për punonjësit shkencor;
  3. Sigurimin, kontrollimin, funksionimin dhe kalibrimin e aparaturës dhe pajisjeve forenzike;
  4. Zhvillimin dhe rekomandimin e metodave shkencore të punës,koordinimin,përgatitjen dhe vazhdimin e procesit të akreditimit për Divizionet(Laboratorët) e AKF-së;
  5. Hartimin e planprogramit, koordinimin dhe mbajtjen e trajnimeve për siguri për personelin shkencor;
  6. Kontrollin e brendshëm të aktiviteteve (ekspertizave forenzike).
  7. Udhëheqësi i Divizionit për Cilësi raporton tek Kryeshefit Ekzekutiv.
  8. Numri i të punësuarve në Divizionin për Cilësi është dy (2).

Divizioni i Cilësisë është i organizuar si në vijim: 

  1. Shemsi Duriqi- Menaxher i Cilësisë
  2. Ganimete Axhami- Zv. Menaxher i Cilësisë
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors