| Departamenti për Kimi dhe Biologji Forenzike kryen dhe ushtron detyrat dhe përgjegjësitë si në vijim:Kryerja e analizave të ADN-së dhe Serologjisë, analizave kimike të narkotikëve, analiza kimike të zjarrvënjeve, eksplozivëve dhe grimcave te barotit.Futja dhe krahasimi i të dhënave (profileve te ADN-së) të rastit në sistemin CODIS.Me kërkesë të gjykatave dhe prokurorive, punonjësit shkencor të departamentit japin sqarime dhe dëshmi për ekspertizën e kryer në cilësinë e ekspertitHartimi dhe rekomandimi i proceduarave standarde të punës (metoda shkencore). |
Departamentit për Kimi dhe Biologji Forenzike është i organizuar ne tri Divizione (Laboratorë):
Departamenti për Kimi dhe Biologji Forenzike udhëhiqet nga ud drejtori i Departamentit:
Fatmir Ademi
Tel: 044 946 977
Centrex: 038 200 76 326
Email: fatmir.ademi@rks-gov.net
Adresa: Rruga 12 Qershori nr.101
10 000 Prishtinë
DIVIZIONI (LABORATORI) I ADN-SË / SEROLOGJISË
Veprimtaria:
Në Divizionin e ADN/Serologjisë kryhen analiza Forenzike për identifikimin e lëngjeve trupore dhe analiza të ADN-së.
Në kuadër të analizave për identifikimin e lëngjeve trupore kryhen:
1. Analizat për identifikimin e gjakut, me testet:
2. Analizat për identifikimin e spermës, me testet:
Në kuadër të analizave të ADN-së kryhen:
Këto analiza kryhen duke përdorur metoda të ndryshme të ekstraktimit të ADN-së, bazuar në procedurat standarde të operimit si më poshtë:
Pas fazës së ekstraktimit kryhen edhe tri faza tjera të analizave të ADN-së: kuantifikimi i ADN-së (përcaktimi i sasisë së ADN-së), amplifikimi i ADN-së dhe elektroforeza kapilare e ADN-së, duke përdorur procedurat standarde të operimit si më poshtë:
Shënim: Me anë të këtyre ekspertizave të ADN-së nga njolla e vendit të ngjarjes nxirret profili i ADN-së, i cili pas krahasimit me viktimën apo të dyshuarin mund të identifikohet saktësisht personi kontribuues i njollës.
Gjithashtu, në laboratorin e ADN-së kryhen edhe testet e atësisë, me të cilat konstatohet saktë atësia e fëmijës.
Laboratori i ADN/Serologjisë posedon edhe Bazën e të Dhënave të ADN-së – CODIS (Combined DNA Index System), ku ruhen të gjitha profilet e fituara të ADN-së dhe mund të bëhen kërkime për krahasim dhe përputhje eventuale me rastet e kaluara.
Stafi:
Në Divizionin e ADN/Serologjisë janë të punësuar: Shefi i Divizionit dhe pesë (5) ekspertë me përgatitje profesionale universitare – biologë të diplomuar dhe Master, të trajnuar dhe certifikuar nga ekspertë ndërkombëtarë (SHBA) për kryerjen e analizave Forenzike të ADN-së.
Tjera:
• Divizioni (Laboratori) i ADN/Serologjisë ka tetë (8) metoda analitike të akredituara sipas standardit ndërkombëtar ISO 17025, ndërsa metodat tjera janë në proces akreditimi.
DIVIZIONI (LABORATORI) PËR EKSPERTIZË TË NARKOTIKËVE
Veprimtaria:
Në divizionin për analiza kimike të narkotikeve bëhet analiza dhe identifikimi i narkotikeve të rrezikshëm, substancave psikotrope dhe prekursoreve te të gjitha formave: substancës bimore, substancës pluhur, substancës se ngurtë, substancës se lëngët, tabletat dhe kapsulat etj, te cilat konfiskohen nga njësitet hetuese te Policisë se Kosovës dhe institucioneve te tjera te zbatimit te ligjit.
Analiza dhe identifikimi i narkotikëve të rrezikshëm, substancave psikotrope dhe prekursoreve bëhet duke përdorur metoda të ndryshme analitike, bazuar në procedurat standarde të operimit si në vijim:
Duke përdorur metodat e lartpërmendura në mënyrë të saktë shkencore bëhet analizat kualitative, identifikimi dhe raportimi i përbërjes së përmbajtjes se dëshmive që janë subjekt i kërkesave për ekspertim duke krahasuar rezultatet e mostrave nga vendi i ngjarjes me mostra referente të certifikuara nga prodhues kredibil të nivelit botëror.
Stafi:
Në divizionin për Ekspertizë të Narkotikëve janë të punësuar: Udhëheqësi i Divizionit dhe tre (3) ekspertë me përgatitje profesionale universitare të lartë – Biologë /Kimistë të diplomuar, të trajnuar dhe certifikuar nga Ekspertë ndërkombëtar (SHBA) për kryerjen e analizës dhe identifikimin e narkotikëve të rrezikshëm, substancave psikotrope dhe prekursoreve.
Tjera:
DIVIZIONI (LABORATORI) PËR ANALIZA TE EKSPLOZIVËVE, ZJARRËVËNJEVE DHE GRIMCAVE TË BAROTIT
Veprimtaria:
Divizioni (Laboratori) për Analiza Eksplozivëve, Zjarrëvenjëve dhe Grimca Barotit është një divizion i ri ne konsolidim e sipër në kuadër të Departamentit për Kimi dhe Biologji Forenzike dhe ne kuadër te veprimtarisë se tij kryhen analizat e eksploziveve dhe mjeteve shpërthyese ( te pa shpërthyer dhe pas shpërthimit), analizën e iniciuesve te zjarrit dhe mbetjeve pas zjarrit me qellim te identifikimit te iniciuesit dhe shkakut te zjarrit si dhe analizën e grimcave te mbetjeve te barotit pas gjuajtjes (shkrepjes) me armë te zjarrit. Divizioni (Laboratori) ka të zhvilluar dhe validuar disa nga metodat me të cilat, ka filluar me ekspertize te rasteve qe nga viti 2014 për mbetjet nga Baroti pas qitjes me armë zjarri kurse për analizimin eksplozivë nga viti 2015. Divizioni (Laboratori) është në fazën e krijimit dhe validimit te metodave tjera të reja, për mbulimin e fushës së divizionit si: për analizimin e eksplozivëve organik në tersi, eksplozivëve inorganik, mjeteve piroteknike, mbetjeve nga kapsolla pas qitjes me armë zjarri (GSR), analizimin kimike e mbetjeve nga vatra e zjarrit, etj.
Deri me tani ky divizion ka te zhvilluara dhe validuara këto metoda analitike:
Stafi:
Në divizionin për Analiza Eksplozivëve, Zjarrëvenjëve dhe Grimca Barotit janë te punësuar dy (2) persona: Shefi i Divizionit dhe nje (1) ekspertë me përgatitje profesionale universitare te larte –Kimist te diplomuar, te trajnuar dhe certifikuar për kryerjen e ekspertimeve forenzike te fushës duke zhvilluar dhe validuar ne vazhdimësi procedura dhe metoda te reja te analizës te cilat janë subjekt dhe ne fushë veprimtarinë e këtij divizioni. Te gjitha metodat dhe procedurat e zhvilluara janë ne përputhje dhe I plotësojnë kriteret dhe standardet me te larta ndërkombëtare.
Tjera: