DEPARTAMENTI PËR TRASEOLOGJI FORENZIKE

Bazuar në Rregulloren Nr 02-2015 të MPB-së për Organizimin e Brendshëm të AKF-së në kuadër të Departamentit të Traseologjisë Forenzike funksionojnë katër Divizione:

  1. Divizioni për Administrimin e Provave
  2. Divizioni i Daktiloskopisë dhe Traseologjisë
  3. Divizioni (Laboratori) i Balistikës
  4. Divizioni(Laboratori) i Dokumenteve dhe Dorëshkrimeve

Departamenti për  Traseologji Forenzike udhëhiqet nga zv.drejtorit të Departamentit:

z. Ilir Kukaj

Tel:038 200 76 309, Mobil : 044-170 653
Email: ilir.kukaj@rks-gov.net@rks-gov.net
Adresa: Rruga 12 Qershori nr.101

10 000 Prishtinë

DIVIZIONI PËR ADMINISTRIMIN E PROVAVE

Veprimtaria:

Në divizionin për administrimin e provave kryhet pranim-dorëzimi i rasteve për ekspertim. Në kuadër të pranim-dorëzimit të rasteve për ekspertim, kryhen:

  1. Pranimi i rasteve për ekspertim,
  2. Regjistrimi i rasteve në sistemin LIMS-ë,
  3. Sistemimi i rasteve në dhomën e provave,
  4. Dorëzimi i rasteve për ekspertim,
  5. Pranimi i rasteve pas ekspertimit,
  6. Dorëzimi i rasteve të palët,
  7. Sistemimi i dosjeve,
  8. Arkivimi i dosjeve, etj

Këto veprimtari kryhen duke u bazuar në Kodin e Procedurës Penale, Ligjin e Agjencisë së Kosovës për Forenzike dhe procedurave standarde të operimit si në vijim:

  1. Procedura për pranim-dorëzimin e provave,
  2. Procedura për kërkime në sistemet automatike të identifikimit dhe trajtimi i kërkesave të agjencive për zbatim të ligjit,
  3. Procedura për miratimin dhe lëshimin e dokumenteve,
  4. Procedura për rishikimin e kërkesave të ekspertimit dhe
  5. Procedura për arkivimin e dokumentacionit të AKF-së.

Stafi:

Në divizionin për Administrimin e Provave  janë të punësuar katër (4) zyrtar: Udhëheqësi i Divizionit dhe  tre (3) zyrtarë të trajnuar dhe certifikuar për kryerjen e pranim-dorëzimit të rasteve për ekspertim. Kualifikimi i zyrtarëve, fillon me shkollim universitar me nivel minimal bachelor deri ne nivelin master dhe trajnime në fushën përkatëse Forenzike.

DIVIZIONI (LABORATORI) I DAKTILOSKOPISË DHE TRASEOLOGJISË

Veprimtaria:

Në divizionin e Daktiloskopisë dhe Traseologjisë  kryhen ekspertimet daktiloskopike dhe traseologjike.

Në kuadër të ekspertimeve Daktiloskopike dhe Traseologjike kryhen:

1. Kërkimi i dhe vizualizimi (nxitja) i gjurmëve të vijave papilare me metodat Fiziko-Kimike dhe instrumentale,

2. Përpunimi, futja e gjurmëve të vijave papilare në bazën Daktiloskopike (radhitja e shenjave të vijave papilare të gishtërinjve si dhe shuplakave te duarve po ashtu i gjurmëve të pa identifikuara), dhe digjitalizimi i gjurmëve te vijave papilare (CAPFIS),

3. Identifikimi i personave në bazëtë vijave papilare përmes gjurmëve të vijave papilare të fiksuara ne vendin e ngjarjes,

4. Kontrollimi si dhe përcaktimi i identitetit të personave në bazë të shenjave të vijave papilare (gjurmëve) te dergjura nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Fushën e Zbatimit të Ligjit (ILECU).

5. Identifikimi i Kufomave në bazë të vijave papilare,

6. Identifikimi i gjurmëve të veglave, këpucëve dhe gomave.

Këto ekspertime kryhen duke përdorur metoda të ndryshme bazuar në procedurat standarde të operimit si në vijim:

1. Procedura për ekzaminimin e vijave papilare duke ndjekur metodën AKV-V (Analizë, Krahasim,

Vlerësim dhe Verifikim).

2. Procedura – Metodat Fiziko – Kimike dhe instrumentale.

3. Procedura – Ekzaminimi fizik dhe klasifikimi i gjurmëve te këpucëve dhe gomave.

4. Procedura – Ekzaminimi fizik dhe klasifikimi i gjurmëve te veglave.

Divizioni (Laboratori) i Daktiloskopisë gjithashtu posedon edhe Sistemin të AFIS-it, në të cilin bëhen këto kërkime:

  • Shenjat e personave ­– me bazen egzistuese  shenjave te personave
  • Shenjat e personave ­– me bazen egzistuese   te vijave papilare te pa identifikuara
  • Gjurmët te paidentifikuara te vijave papilare – me bazen ekzistuese te shenjave te personave
  • Gjurmët te paidentifikuara te vijave papilare – me bazen ekzistuese te gjurmeve te vijave papilare

Sistemi kompjuterik AFIS bënë ruajtjen, procedimin, gjetjen e gjurmëve dhe shuplakave te duarve me kandidatet e mundshëm te regjistruar ne Data Bazën Kriminale.

Po ashtu AFIS-i konfirmon rezultatet e kërkimit te të dyshuarve përmes sistemit kufitar te Live ID, nëse është ne Data Bazën Kriminale ose jo, për qëllime të verifikimit apo hetimeve te rasteve te ndryshme.

Stafi:

Në Divizionin e Daktiloskopisë dhe Traseologjisë janë tetë (8) persona: Shefi i Divizionit dhe shtatë (7) ekspertë të trajnuar dhe certifikuar për kryerjen e ekspertimeve Daktiloskopike dhe Traseologjike.

Tjera:

  • Divizioni (Laboratori) i Daktiloskopisë dhe Traseologjisë, i akredituar në metodat analitike sipas standardit ndërkombëtar ISO 17025, metoda AKV-V metodat Fizike (pluhurat), metodat Kimike si dhe metodat për analizë dhe krahasim te gjurmëve te veglave, kepcave dhe gomave.
  • Divizioni (Laboratori) i Daktiloskopisë dhe Traseologjisë gjegjësisht ekspertet e këtij divizioni përfaqësojnë divizionin dhe marrin pjesë në grupin punues të ENFSI, organizata dhe asociacione tjera profesionale (te fushës) ne nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. 
  • Të gjithë ekspertët e këtij divizioni testohen dhe certifikohen në bazë vjetore përmes pjesëmarrjes ne teste të zotësisë të cilat organizohen dhe koordinohen nga Zyra e cilësisë dhe kompania profesionale për teste të zotësisë CTS (Collaborative Testing Services), SHBA.

DIVIZIONI (LABORATORI) I BALISTIKËS

Veprimtaria:

Në divizionin e Balistikës kryhen ekspertimet balistike nga fusha e Armëve të Zjarrit. Në kuadër të ekspertimeve balistike, kryhen:

  1. Ekzaminimi i armëve të zjarrit,
  2. Ekzaminimi i gëzhojave dhe fishekëve,
  3. Ekzaminimi i predhave,
  4. Ekzaminimi numrave të karrocerisë së automjeteve,
  5. Përcaktimi i trajektoreve të të shtënave,
  6. Testimi i armëve të regjistruara, etj

Këto ekspertimeve kryhen duke përdorur metoda të ndryshme bazuar në procedurat standarde të operimit si në vijim:

  1. Procedura për ekzaminimin fizik, klasifikimin dhe identifikimin e armëve të zjarrit dhe pjesëve të tyre
  2. Procedura për ekzaminimin fizik, klasifikimin dhe identifikimin e predhave (plumbave)
  3. Procedura për ekzaminimin fizik, klasifikimin dhe identifikimin e gëzhojave dhe fishekëve
  4. Procedura për ekzaminimin fizik, klasifikimin dhe identifikimin e gëzhojave të municionit të gjuetisë dhe komponentëve të tyre
  5. Procedura për krahasimin mikroskopik,
  6. Procedura për ekzaminimin e Numrave Identifikues të Automjeteve
  7. Procedura për rikonstruimin e të shtënave me armë zjarri

Divizioni (Laboratori) i Balistikës gjithashtu posedon edhe Sistemin e Integruar për Identifikime Balistike IBIS (Integrated Ballistic Identification System) ku ruhen të gjitha të dhënat digjitale të gëzhojave dhe predhave të shkrepura të mbledhura në vendet e ngjarjes, gjatë testimit të armëve të ekzaminuara dhe të arëve të regjistruara. Të dhënat në këtë sistem ruhen për kontrollim dhe përputhje eventuale me rastet e kaluara të hapura.

Stafi:

Në divizionin e Balistikës  janë të nëntë (9) persona: Shefi i Divizionit dhe  tetë (8) ekspertë të trajnuar dhe certifikuar për kryerjen e ekspertimeve balistike.

Tjera:

  • Divizioni (Laboratori) i Balistikës ka pesë (5) metoda analitike të akredituara sipas standardit ndërkombëtar ISO: 17025, ndërsa metodat tjera qe përdoren  gjate ekspertimit janë ne proces të vlerësimit dhe akreditimit.
  • Divizioni (Laboratori) i Balistikës gjegjësisht ekspertet e këtij divizioni përfaqësojnë divizionin dhe marrin pjesë në grupin punues të ENFSI, organizata dhe asociacione tjera profesionale (te fushës) ne nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. 
  • Të gjithë ekspertët e këtij divizioni testohen dhe certifikohen në bazë vjetore përmes pjesëmarrjes ne teste të zotësisë të cilat organizohen dhe koordinohen nga Zyra e cilësisë dhe kompania profesionale për teste të zotësisë CTS (Collaborative Testing Services), SHBA.

DIVIZIONI(LABORATORI) I DOKUMENTEVE DHE DORЁSHKRIMEVE

Veprimtaria:

Në divizionin e Dokumenteve dhe Dorëshkrimeve kryhen ekspertimet Forenzike nga fusha e dokumenteve dhe dorëshkrimeve/nënshkrimeve. Në kuadër të këtyre ekspertimeve, kryhen:

  1. Ekspertimi i Kartëmonedhave dhe Monedhave kontestuese,
  2. Ekspertimi i Dokumenteve,
  3. Ekspertimi i Banderolave,
  4. Ekspertimi i dorëshkrimeve/nënshkrimeve.

Këto ekspertimeve kryhen duke përdorur metoda të ndryshme bazuar në procedurat standarde të operimit si në vijim:

  1. Pajisjet (PRT-3.1)
  2. Ekspertimi i dokumenteve siguruese (PRT-3.2)
  3. Aplikimi i lumineshencës në ekspertimin e dokumenteve (PRT-3.3)
  4. Përkufizimet e rezultateve (PRT-3.4)
  5. Absorbim/reflektimi me rrezet infra te kuqe (IK) në ekzaminimin e dokumenteve (PRT-3.5)
  6. Ekspertimi dhe krahasimi i dorëshkrimeve (PRT-3.6)
  7. Ekspertimi dhe krahasimi i nënshkrimeve (PRT-3.7)
  8. Ekspertimi i ndërhyrjeve/modifikimi (PRT-3.8)
  9. Kontrollimi i gjurmës së thelluar (PRT-3.9)
  10. Ekspertimi i makinave të shkrimit (PRT-3.11)
  11. Ekspertimi i stampave dhe gjurmëve të tyre (PRT-3.12)
  12. Teknikat të printimit (PRT-3.13)
  13. Ekspertimi jo destruktiv i letrës (PRT-3.14)

Stafi:

Në divizionin e Dokumenteve dhe Dorëshkrimeve  janë të gjashtë (6) persona: Shefi i Divizionit dhe  pesë (5) ekspertë të trajnuar dhe certifikuar për kryerjen e ekspertimeve tё dokumenteve dhe dorёshkrimeve. Kualifikimi I ekspertëve, fillon me shkollim universitar me nivel minimal bachelor deri ne nivelin master. Trajnime tё shumta nё fushёn pёrkatёse Forenzike dhe pёrvoj shumë vjeçare.

Tjera:

  • Divizioni (Laboratori) i Dokumenteve dhe Dorёshkrimeve tё gjitha metodat e punës i ka të akredituara sipas standardit ndërkombëtar SK EN ISO/IEC 17025:2005.
  • Divizioni (Laboratori) i Dokumenteve dhe Dorёshkrimeve ёshtё anëtar nderi i grupeve punuese pёr dokumente EDEWG dhe dorëshkrime ENFHEX nё kuadër tё ENFSI (European Network of Forensic Science Institutes). Si shenjё bashkëpunimi merret me pjesëmarrjen nё takime , konferenca si dhe zhvillimin e testeve Forenzike tё pёrbashkёta me kёto grupe.
  • Të gjithë ekspertët e këtij divizioni testohen dhe certifikohen në bazë vjetore përmes pjesëmarrjes ne teste të zotësisë të cilat organizohen dhe koordinohen nga Zyra e cilësisë dhe kompania profesionale për teste të zotësisë CTS (Collaborative Testing Services), SHBA.
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors