Ilir Kukaj lindi më 18 Tetor 1977, në Prishtinë, kurse jeton në Drenas.
Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në Drenas, kurse studimet universitare në Prishtinë në Kolegjin “FAMA” drejtimin e Kriminalistikës, kurse studimet e magjistraturës në Universitetin e Prishtinës, fakultetin e Juridik, drejtimi Penal.
Në vitin 2002, ai angazhohet në Policinë Kosovës, ku pas përfundimit me sukses të dalluar të akademisë policore, angazhohet fillimisht si oficerë patrullues, e më pastaj si polic në njësinë e policisë në bashkësi dhe bazë të të dhënave në Stacionin Policor të Drenasit.
Në vitin 2003 ai transferohet nga Stacioni Policor në Drenas në sektorin e Balistikës, pranë Njësisë së Forenzikës të Komandës Kryesore të Policisë së Kosovës. Në vitin 2004 certifikohet si ekspert i Balistikës si njëri prej dy ekspertëve të parë vendor të kësaj fushe në Kosovën e pasluftës. Ai ka kryer detyrën e ekspertit dhe udhëheqësit të këtij sektori deri në vitin 2012. Me shndërrimin e Laboratorit Qendror të Kriminalistikës të Policisë së Kosovës në Agjenci ekzekutive ai dha dorëheqja nga Policia e Kosovës dhe u emërua udhëheqës i Divizionit të Balistikës. Ai e kreu ketë detyrë deri me 01 Nëntor 2023 kur u emërua Zëvendësues i Drejtorit të Departamentit të Traseologjisë Forenzike.
Gjatë shërbimit dhjetë vjeçar në Policinë e Kosovës gradohet në Rreshter, Toger dhe Kapiten Policor.
Në cilësi të udhëheqësit të Divizionit të Balistikës ka dhënë një kontribut shumë të rëndësishëm në ngritjen e këtij Divizioni, përfshirë hartimin e procedurave standarde të operimit si dhe akreditimin e metodave të testimit sipas standardit ndërkombëtar për laboratorët testues dhe kalibrues ISO 17025.
Me datën 01 Mars 2024 emërohet Zëvendësues Kryeshef Ekzekutiv i Agjencisë së Kosovës për Forenzikë.
Z. Kukaj është anëtar i rregullt grupit punuese të ekspertëve të Vendit të Ngjarjes, dhe anëtarë shoqërues i grupit të ekspertëve të Armëve të Zjarrit/Grimcave të Barorit të Rrjetit Evropian të Instituteve të Shkencave të Forenzikës (ENFSI).
Z. Kukaj, përpos si ekspert i balistikës po ashtu është i certifikuar si ekspert i traseologjisë dhe këqyrjes së vendit të ngjarjes. Ka ndjekur me dhjetëra konferenca shkencore, trajnime të specializuara brenda vendit, dhe jashtë vendit si SHBA, Zvicër, Turqi, Gjermani etj.
Z. Kukaj në cilësi të ekspertit ka dhënë kontributin e tij në hartimin e legjislacionit për armët si Ligjin për Armët, Strategjinë Nacionale kundër Armëve të Zjarrit dhe Municionit dhe Planit të Veprimit si dhe është pjesë e Këshillit Drejtues të Republikës së Kosovës për Zbatimin e Udhërrëfyesit për Zvogëlimin Qenësor të Armëve të Vogla dhe të Lehta në Ballkanin Perëndimor.
Z. Kukaj ishte pjesëtar i Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, dhe sot gëzon statusin e Veteranit Luftëtarë të UÇK-së.
Flet, lexon, kupton dhe shkruan rrjedhshëm Gjuhën Angleze dhe Gjuhën Serbe.
Z. Kukaj është i martuar dhe ka tre fëmijë.