AGJENCIA E KOSOVËS PËR FORENZIKË VAZHDON EDHE PËR KATËR VITËT E ARËDHSHME AKREDITIMIN E LABORATORËVE TË SAJ SIPAS STANDARDIT NDËRKOMBËTAR SK EN ISO/IEC 17025-2018.

Kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë së Kosovës për Forenzikë z. Ilir Kukaj nga Drejtoria e Akreditimit të Kosovës – DAK  ka pranuar certifikatën vazhdimin e akreditimit për  gjashtë laboratorët aktual të akredituar  me metoda shkencore sipas standardit ndërkombëtar të cilësisë ISO17025-2018 si dhe akreditimin një Laboratori të ri .

Agjencia Kosovës për Forenzikë në vazhdën e procesit të akreditimit të metodave forenzike do të vazhdon edhe më tutje konform legjislacionit në fuqi zgjerimin e procesit të akreditimit të metodave forenzike edhe për divizionet/laboratorët tjerë të AKF-së.

Vazhdimi  i akreditimit  dhe akreditimi i Laboratorëve të reja do të ndikon drejtpërdrejt në ngritjen e cilësisë se shërbimeve që ofrohen nga AKF-ja drejt Agjencive  të zbatimit te ligjit, dhe veçmas do të ndikoj në rritjen e profesionalizmit të personelit të saj si dhe besueshmërinë ne shërbimet e ofruara.

Divizionet ( Laboratorët ) e akredituara të  AKF-së nga Drejtoria e Akreditimit të Kosovës në mbështetje të procesit vlerësueses në fushën e forenzikës  nga  ekspertet vlerësues ndërkombëtarë nga Turqia janë:

  • Divizioni (Laboratorin) për Analiza Serologjike dhe ADN-së.
  • Divizioni (Laboratorin)  për Analiza Kimike të Narkotikëve.
  • Divizioni (Laboratorin) e Balistikës.
  • Divizioni (Laboratorin) e Daktiloskopisë & Traseologjisë.
  • Divizioni (Laboratorin) për Analizë të Zjarrvenjeve, Eksploziveve dhe Grimcave të Barotit.
  • Divizioni (Laboratorin) për Dokumente dhe Dorëshkrime.

Ndërsa Divizioni (Laboratori) i akredituar për herë të parë është :

  • Divizioni (Laboratori) për ekzaminim të Kompjuterëve.
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors