AGJENCIA E KOSOVËS PËR FORENZIKË PËRKRAHET NGA ICMP MË PAJISJE FORENZIKE PËR ADN DHE SEROLOGJI.

Në ambientet e Agjencisë së Kosovës për Forezikë  në mikpritje të Kryeshefit ekzekutiv të Agjencisë së Kosovës për Forezikë  Z. Ilir Kukaj u mbajt ceremonia e pranim-dorëzimit të pajisjeve forenzike për Divizionin e AND-së dhe Serologjisë. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin Ambasadori i Suedisë z. Jonas Westerlund, Ambasadori i Italisë në Kosovë z. Antonello De RIU,  Zëvendësuesja e Komisionerës së Programit të ICMP (Komisioni ndërkombëtar për Persona të zhdukur) për Ballkanin Perëndimor Znj. Samira Krehic dhe z. Andin Hoti-Kryetar i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, mediat, etj.

Në emër të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, z. Kukaj falënderoj dhe shprehi mirënjohjen më të thellë ndaj ICMP-së duke theksuar se donacioni i pranuar do të ndihmojë punën tonë të përditshme me analizat e AND-së dhe Serologjisë,  gjithashtu do të ndikojë thelbësisht në cilësinë e punës sonë duke kontribuar edhe  për institucionet e drejtësisë dhe sigurisë së vendit tonë.

Ambasadoret u zotuan që donacioni i pranuar sot do të pasojë edhe me donacione tjera  vitin e ardhshëm  nga programi i ICMP-së për çka edhe Agjencia e Kosovës për Forenzikë është shumë mirënjohëse dhe falënderuese.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors