1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Inspektorit të përgjithshëm janë:
1.1. Inspektimin e personelit lidhur me zbatimin e ligjit dhe rregulloreve të AKF-së;
1.2. Bën planifikimin e inspektimeve, të rregullta dhe të jashtëzakonshme;
1.3. Inspektimin e brendshëm të aktiviteteve (ekspertizave forenzike);
1.4. Hartimin planprogramit për trajnim të stafit për siguri;
1.5. Jep rekomandimet dhe sugjerimet për përmirësimin e performancës të personelit të AKF-së, apo eliminimin e
dukurive të mundshme negative;
1.6. I harton një raport objektiv dhe të detajuar mbi të gjeturat në fushën përkatëse;
1.7. Kryen edhe aktivitete tjera të cilat kanë të bëjnë me inspektimin apo kontrollin e përbrenda AKF-së.
2. Inspektori i përgjithshem raporton tek Kryeshefit Ekzekutiv.
Pozita e Inspektorit të përgjithshëm në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë udhëhiqet nga
Arben GASHI, Mr.sc
Tel: Centrex: 038 200 76 302
Email: arben.b.gashi@rks-gov.net
Adresa: Zona Industriale 1, Rruga 12 Qershori nr.101
10 000 Prishtinë