DIVIZIONI I FINANCAVE DHE SHËRBIMEVE TË PËRGJITHSHME

1. Divizioni i Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme, udhëhiqet nga Udhëheqësi i Divizionit dhe ushtron detyrat dhe përgjegjësitë si në vijim:

1.1. Menaxhon dhe mirëmban informatat për burimet njerëzore të agjencisë, asiston menaxhmentin në organizimin e brendshëm, ofron mbështetje administrative dhe të logjistikës;

1.2. Siguron zbatimin e procedurave për përzgjedhjen dhe punësimin e personelit të kualifikuar, në përputhje me legjislacionin në fuqi;

1.3. Koordinon përgatitjen, zbatimin, raportimin dhe vlerësimin e buxhetit të AKF-së;

1.4. Koordinon zbatimin me kohë të detyrimeve financiare të AKF-së;

1.5. Menaxhon sistemin e arkivit dhe dokumentet e brendshme të AKF-së;

1.6. Ofron shërbime logjistike për AKF-në.

2.Divizioni i Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme është i organizuar si në vijim:

Sipas Rregullores (MPB) Nr. 02/2015 për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, Divizioni i Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme është përcaktuar me (5) punonjës duke përfshirë : Udhëheqësin e Divizionit, Zyrtarin e Lartë për Buxhet dhe Financa, Zyrtarin e Lartë të Makinerisë, Zyrtarin e Lartë të Personelit dhe Zyrtarin e Logjistikës.

Divizioni i Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme, udhëhiqet nga:

z. Herolind Krasniqi
Udhëheqës i Divizionit për Financa dhe Shërbime të Përgjithshme
Tel: +381 38 200 76 333
Email: herolind.krasniqi@rks-gov.net
Adresa: Bulevardi “Bill Clinton” Zona industriale 1, 10000 Prishtinë – Kosovë

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors