DEPARTAMENTI PËR TEKNOLOGJI INFORMATIVE – FORENZIKE

Bazuar në Rregulloren Nr 02-2015 të MPB-së për Organizimin e Brendshëm të AKF-së,  Departamenti i Teknologjisë Informative – Forenzike, ka per obligim Administrimin e të dhënave  në sistemet: AFIS, IBIS, LIMS, RIMS,CODIS duke perfshi edhe mirëmbajtjen e softuerëve dhe harduerëve, për ta siguruar integritetin operacional të proceseve ne Divizionet e AKF-së.

Në kuadër të Departamentit të Teknologjisë Informative – Forenzike funksionojnë dy Divizione:

  1. Divizioni për Ekzaminim të Kompjuterëve
  2. Divizioni për Ekzaminim të Fotografive, Audiove dhe Zërit.

Departamenti i Teknologjisë Informative – Forenzike udhëhiqet nga drejtori i Departamentit:

Blerim Krasniqi

Tel: 045 827-827
Centrex: 038 200 76 322
Email: Blerim.j.krasniqi@rks-gov.net
Adresa: Rruga 12 Qershori nr.101

10 000 Prishtinë

DIVIZIONI PËR EKZAMINIM TE KOMPJUTEREVE

Veprimtaria:

Në divizionin për ekzaminim te kompjutereve kryhen te gjitha llojet te ekspertimeve te forenzikes digjitale.

Në kuadër të këtyre ekspertimeve, kryhen:

  1. Kryerja e ekzaminimeve të komjuterëve,
  2. Kryerja e ekzaminimeve të telefonisë mobile,
  3. Kryerja e ekzaminimeve të SIM kartelave,
  4. Kryerja e ekzaminimeve të gjitha llojeve USB-ve,
  5. Kryerja e ekzaminimeve të gjitha llojeve memory kartelave,
  6. Kryerja e ekzaminimeve të gjitha llojeve CD/DVD, 
  7. Krijimi i imazhit te mediumeve elektronike (kopjimi fizik i mediumit) etj.  

Këto ekspertimeve kryhen duke përdorur metoda të ndryshme bazuar në procedurat standarde të operimit si në vijim:

  1. Udhëzues, divizioni për ekzaminim të kompjuterëve,
  2. Programet e aprovuara per ekzaminim forenzik,
  3. Procedura për nxjerrjen e hard disqeve,
  4. Procedura për krijiin e imixheve (kopjes forenzike) të mediumeve,
  5. Ekzaminimi dhe analizimi kompjutereve,
  6. Ekzaminimi i telefonave mobil dhe sim kartelave,
  7. Përgatitja e mostrave për testet e brendshme të aftësive profesionale.

Stafi:

Në divizionin për ekzaminim te kompjutereve janë tre eksperta forenzik (3) persona: Shefi i Divizionit dhe  dy (2) ekspert të trajnuar dhe certifikuar për kryerjen e ekzaminimeve forenzike.

Tjera:

  • Ky  Divizion ka personel prej tre anëtareve te cilët kanë nivel të larte të edukimit ne fushën e shkencave  Kompjuterike dhe Forenziken e TI-se e qe dy (2) prej tyre janë te vetmit ne Kosove te certifikuar  me licenca ndërkombëtare EnCE (EnCase Certified Examiner). Gjithashtu ky Divizion përdorë vetëm  programe dhe pajisje Forenzike te cilat janë te Akredituara ne këtë fushe. 

 Divizioni I IMAZHIT DIGJITAL, ViDEOS dhe AUDIOS

Veprimtaria:

Në divizionin e imazhit digital, videos dhe audios kryhen ekspertimet forenzike nga fusha e imazhit digital, videos dhe audios.

Në kuadër të këtyre ekspertimeve, kryhen:

  1. Kryerja e ekzaminimeve të fotografise,
  2. Kryerja e ekzaminimeve të videos,
  3. Kryerja e ekzaminimeve të zerit,
  4. Identifikimi i Folesit

Këto ekspertimeve kryhen duke përdorur metoda të ndryshme bazuar në procedurat standarde të operimit si në vijim:

  1. Procedura për Ekzaminim të Imazhit Digital dhe Videos
  2. Programet e aprovuara për Divizionin e Imazhit Digital, Videos dhe Audios.
  3. Procedura për Ekzaminim të Audio Identifikimit
  4. Procedura për Ekzaminim të Audio Identifikimit LR BATVOX.

Stafi:

Në divizionin për imazhit digital, videos dhe audios janë tre eksperta forenzik (3) persona: Shefi i Divizionit dhe  dy (2) ekspert të trajnuar për kryerjen e ekzaminimeve forenzike.

Tjera:

Divizioni i imazhit digjital, videos dhe audios eshte divizion i ri dhe per here te pare fillojne te behen dhe ekzaminime tjera te tilla.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors