Delegacioni i Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, i udhëhequr nga Kryeshefi Dr. Blerim Olluri me ftesë nga autoritetet amerikane po vazhdon të marrë pjesë në “Takimin e 76-të Akademisë Amerikane të Shkencave Forenzike” në Denver Colorado të SHBA.
Në kuadër të këtij organizimi do të zhvillohen takime, pjesëmarrje nëpër sesione të disiplinave te ndryshme në fushën e forenzikës, të cilat do të shërbejnë për zhvillimin dhe rritjen e mëtutjeshme të shkencës së forenzikës në Republikën e Kosovës.
Pjesëmarrja në këtë event u përkrah nga
International Narcotics and Law Enforcement - Ambasada Amerikane në Prishtinë.