Nga data 23 deri 26/01/2024 kater ekspert nga Divizoni i Balistikës kanë realizuar vizitë studimore në Institutin e Forenzikës “IVAN VUCETIC” në Republikën e Kroacisë, ku në ketë vizitë jemi pritur nga menaxheri i cilësisë dhe kolegët në fushën e Balistikës nga këto takime jemi informuar lidhur me pikat e me poshtme si:
- Për strukturen e institutit, numrin e personelit, pervojen dhe kualifikimet akademike të personelit në kuader të institutit.
- Për llojet dhe numrin e metodave të akredituara nëpër departamentet qe gjindeshin në kuadër të Institutit të forenzikës, ku kemi vërejtur numër me të madh të metodave të akredituara në krahasim me ne.
- Vizitë nëper departamentet për punën, përvojat dhe metodat qe ata aplikoni për të dhenë mendimet dhe konstatatimet përfundimtare të ekspertizave në fushat e caktuara, ku është vërejtur një përvojë e gjatë në shumë fusha të ekspertizave dhe një personel me eksperiencë të gjatë.
- Fokusi me i theksuar I vizitës ishte kryesisht në departamentin e Balistikës ku jemi informuar rreth punës laboratorike, hapësirave laboratorike, paisjeve, personelit dhe ekzaminimeve qe ata kryenin brenda domenit të balistikës, duke përfshirë të gjitha llojet e ekspertizave të armëve të zjarrit dhe në veçanti për punen dhe përvojen qe ata bënin ne ekzaminimin e përcaktimit të distances se qitjes me anë të metodave kimike.
Në përgjithësi vizita ishte e karakterit shkëmbim përvojash, ku ekspertet janë njohur me aplikim të metodave të reja, kryesishtë me fokus të veçantë në fushën e Balistikës, përkatësishtë me përvojat e ekzaminimit të rasteve qe kanë të bëjnë me përcaktim të distances së qitjes me anë të metodave kimike, ku jemi informuar me detalisht,lidhur me procedurat, elementet kiimike dhepaisjet qe duhet të ndiqen dhe përdoren në ekzaminimet e tilla, pra ishte një vizitë e qelluar me qelim dhe objektiv të qartë, se çka kemi dashur me të vertet të marrim për punën tone në të ardhmen, besoj qe edhe ne kemi qenë konkret dhe korrekt në pyetjet dhe përgjigjet qe kemi marrë nga ana e kolegeve tanë nga Instituti I Forenzikës “IVAN VUQETIC”.
Në fund të gjithë asaj qe u tha I falenderojmë përkrahesit dhe donatoret nga UNDP-ja, pa të cilet kishte qenë e veshtirë realizimi I vizitave të tilla.