Me datën 2 Tetor 2023 AKF-në kemi pritur një delegacion nga SHBA të përbërë nga ekspert me përvojë nga fusha e analizimit të drogave .
Temë e diskutimit të takimit ishte çështja e Drogave në përgjithësi duke përfshirë: Statistikat, kapacitetet analitike (metodat analitike), situatën aktuale, sfidat dhe vështirësitë. Por, vëmendje e veçante gjate takimit dhe diskutimeve i është kushtuar gjendjës me droga sintetike dhe substanca të reja psikoaktive si: Opioideve sintetike me theks të veçantë Fentanilin, Kanabinoidet sintetike dhe substancat e reja psikoaktive në përgjithësi duke përfshirë gjendjen aktuale për këtë kategori (statistikat e rasteve), qasjen, kapacitetet analitike dhe metodologjia që përdoren.
Nga ana e AKF-së delegacionit të SHBA-ve i është prezantuar gjendja aktuale dhe kapacitetet analitike duke përfshirë edhe drogat sintetike dhe substancat e reja psikoaktive, Akreditimin dhe procesin e ri akreditimit, nevojën e bashkëpunimit dhe koordinimit ne këtë fushë si dhe nevojën për përkrahje ne fushën e trajnimeve të avancuara dhe kapaciteteve analitike me qëllim të rritjes se mundësisë dhe zgjerimit të kapaciteteve analitike për analizën, identifikimin dhe raportimin për prokurori dhe gjykata edhe të kësaj kategorie të drogave si sfidë e veçantë për vendin tonë e po ashtu edhe në nivel global në përgjithësi.
Në fund të vizitës delegacioni nga SHBA u nda shume i kënaqur me punën dhe mirëpritjen qe i është bërë gjatë qëndrimit në AKF.