Në ceremoninë e pranim-dorëzimit të pajisjeve forenzike Stereoskop dhe Boroskop për Divizionin e Balistikes, pajisje këto për ekzaminimin e armëve të zjarrit, komponentëve të tyre dhe municionit si dhe inspektimin e tytave te armëve te zjarrit, në mikpritje të Kryeshefit ekzekutiv të Agjencisë së Kosovës për Forezikë Dr. Blerim Olluri të pranishëm ishin edhe: Z. Blerim Gashani Zëvendës Ministër i Punëve të Brendshme;
Z. Nuno QUEIROS, Përfaqësues i Përhershëm i UNDP-së në Kosovë; përfaqësues nga Ambasada e Gjermanisë, Francës, Mbretërisë së Bashkuar, Norvegjisë, Holandës dhe Suedisë; mediat, etj.
Në emër të të gjithë stafit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, z. Olluri falënderoj dhe shprehi mirënjohjen tonë më të thellë ndaj UNDP-së në Kosovë, Qeverisë Gjermane, Franceze, Holandeze, Norvegjeze dhe Suedeze së bashku me Bashkimin Evropian për donacionin e vlefshëm të pajisjeve stereoskopëve dhe boreskopëve. Ky donacion jo vetëm që do të përmirësojë aftësitë tona të ekspertizës balistike, por gjithashtu do të ndikojë thelbësisht në cilësinë e punës sonë dhe kontributit për institucionet e drejtësisë dhe sigurisë së vendit tonë. Stereoskopët dhe boreskopët që kemi marrë sot janë pajisje të avancuara teknologjike, që do të forcojnë dhe ndriçojnë rrugën për të zgjidhur çështje të vështira dhe të rëndësishme për zbulimin dhe ndriçimin e veprave penale dhe kryerësve të tyre dhe do të avancojçë shërbimet tona për palët. Donacioni i këtyre pajisjeve është një shprehje e besimit tuaj që keni ndaj aftësive tona dhe një mundësi për të nxitur zhvillimin dhe rritjen e agjencisë sonë.
Donacioni i pranuar sot ishte vazhdimësi e donacioneve të dhuruara për Agjencinë e Kosovës për Forenzikë nga programi i UNDP-së për çka edhe Agjencia e Kosovës për Forenzikë është shumë mirënjohëse dhe falënderuese.