Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë së Kosovës për Forenzikë Dr. Blerim Olluri, mori pjesë në pritjen e organizuar nga INL – Ambasada Amerikane me partnerët e saj.
Në këtë takim, të pranishmëve ju drejtua Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës z. Jeffrey Honevier, i cili falënderoj për pjesëmarrje dhe i inkurajoj të vazhdojnë të punojnë fuqishëm në fushat të cilat i përfaqësojnë.
Gjatë pritjes të organizuar nga INL-Ambasada Amerikane, Kryeshefi Dr. Olluri zhvilloj një bisedë me Ambasadorin z. Honevier, i cili e falënderoj Ambasadorin për përkrahjen e vazhdueshme nga Ambasada Amerikane/Qeveria Amerikane lidhur me ngritjen dhe zgjerimin e kapaciteteve në fushën e forenzikës në Republikën e Kosovës. Ambasadori z.Honevier e inkurajoj Kryeshefin Dr. Olluri të vazhdoj me punën profesionale, në zhvillimin e shkencës së forenzikës në Kosovë, e që përkrahja nga Qeveria Amerikane nuk do te mungojë për këtë institucion.