BALLINA KONTAKTET WEBMAIL
   
SHQIP   SRPSKI   ENGLISH







REPUBLIKA E KOSOVËS
AGJENCIA E KOSOVËS PËR FORENZIKË
MISIONI
ZYRA E KRYESHEFIT EKZEKUTIV
DEPARTAMENTET
ORGANOGRAMI
LEGJISLACIONI DHE MARRËVESHJET
DOKUMENTET STRATEGJIKE
VENDE PUNE
SHPALLJE
GALERIA
HISTORIKU
ARKIVI I LAJMEVE
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME
POLICIA E KOSOVËS  >>
AKADEMIA E KOSOVËS PËR SIGURI PUBLIKE  >>
INSPEKTORATI POLICOR I KOSOVËS  >>
RRJETI EVROPIAN I INSTITUTEVE SHKENCORE FORENZIKE  >>
 
19.01.2023
EKSPERTËT E DIVIZIONIT (LABORATORIT) PËR ANALIZA KIMIKE TË NARKOTIKËVE ARRIJNË REZULTATE TË LARTA NË TESTIN NDERKOMBËTARË TË AFTËSIVE PROFESIONALE.

Ekspertet e Divizionit (Laboratorit) për Analiza Kimike të Narkotikeve: Sadije Hamzaj dhe Adelina Nimanaj- Halili, ju nënshtruan testit të aftësive profesionale nga UNODC (United Nations Office on Drugs and Crime) që është një lider global në luftën kundër drogave të paligjshme dhe krimit ndërkombëtar.

Një pjesë e rëndësishme e Programit Ndërkombëtar të Sigurimit të Cilësisë (IQAP) të UNODC-së janë edhe Ushtrimet Bashkëpunuese Ndërkombëtare (ICE), përmes te cilit program organizohen dhe koordinohen edhe teste te zotësisë, përmes te cilave synohet të ndihmohen laboratorët e testimit të drogave në mbarë botën në vlerësimin e performancës së tyre dhe marrjen e veprimeve korrigjuese, kur është e nevojshme. Pjesë e këtij programi është edhe Kosova gjegjësisht Divizioni (Laboratori) për Analiza Kimike të Narkotikeve në kuadër te  Agjencisë se Kosovës për Forenzikë.

Në këtë test, ekspertet i kanë analizuar, identifikuar dhe raportuar rezultatet e mostrave te pranuara sipas procedurave dhe metodave të validuara dhe të akredituara sipas ISO 17025, që zbatohen në Divizionin për Analiza Kimike të Narkotikeve dhe kanë fituar rezultate në përputhshmëri të plotë me ato të Laboratorit dhe Shërbimeve Forenzike nga UNODC.

Vlen të theksohet se, qëllimi kryesor i testit të aftësive profesionale  është vlerësimi i përformancës së ekspertëve, procedurave dhe metodave të laboratorit për kryerjen e ekspertimeve forenzike që sipas rezultateve të arritura nga ekspertet është në nivelim më të lartë.

    Foto  e ekspertes gjatë punës duke analizuar mostrat e testit me instrument          GC/MSMS .

Publikuar nga AKF
  
KËRKO

Standartizuar sipas standartit SK EN ISO/IEC 17025
SHËRBIMET
UDHËZUES, FORMULAR TEKNIK
PUBLIKIME TË REJA
QASJA NË DOKUMENTE ZYRTARE
RAPORTI VJETOR
 KUTIA ELEKTRONIKE E ANKESAVE>>
Ankesë ndaj
Kontakti juaj (e-maili)
Përshkruani ankesën