Experti i Balistikës nga Agjencia e Kosovës për Forenzikë z. Fejsal Lutfiu për rreth 5 muaj ka kryer hulumtimin lidhur me konvertimin e Pistoletave me gas të konvertuara në Pistoleta reale vdekjeprurese te kalibrit 7.65 .Gjate hulumtimit ai ka studiuar menyrën e konvertimit si dhe modelet e armeve të modifikuara. Hulumtimin e ka kryer me disa modele të armeve si: Pistoleta Zoraki mod 925 , pastaj Zoraki mod 914b, Ekol Tuna, etj.
Ai eshte kujdesuar posaqerisht për menyren e konvertimit , karaktëristikat klasore të vijaskave, shenjat e veglave gjate konvertimit të tytes, funksionalitetitin pas konvertimit, fuqinë e armës etj.
Rezultatet e këtij hulumtimi z. Lutfiu i ka prezantuar edhe në Punëtorinë Teknike Rajonale (the Technical Workshop on Converted Weapons, të mbajtur me 21 Maj 2021), në të cilin kanë marr pjesë: Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Fushën e Zbatimit të Ligjit (ILECU) nga Policia e Kosovës, Agjencia e Kosovës për Forenzike, Agjencitë e Zbatimit të Ligjit nga Republika e Maqedonie Veriore dhe organizata që e ka mbështetur këtë projekt nga UNDP-SEESAC.
Agjencia e Kosovës për Forenzike e falenderon z. Lutfiu për kryerjen e ketij hulumtimi shkencor poashtu e inkurajon qe të vazhdoje hulumtimet e tij shkencore edhe në të ardhmen.
Foto nga Hulumtimi.