Në ambientet e Agjencisë së Kosovës për Forenzikë nën udhëheqjen e Kryeshefit Ekzekutiv Dr. Blerim Olluri, filloj hartimi i dokumentit strategjik “Strategjia Zhvillimore AKF 2022-2026”. Kjo strategji filloj të draftohet në bashkëpunim me donatorët INL, ICITAP, Komisionin Evropian, OSCE, TIKA dhe UNDP, e përkrahur edhe nga MPB. Strategjia do të përmbajë objektivat e përgjithshëm të zhvillimit që do të realizohen gjatë viteve 2022-2026. Ky dokument do të përmbajë gjithashtu edhe objektivat specifik në kuadër të objektivave të përgjithshëm dhe një plan veprimi me aktivitete të caktuara, të cilat duhet të arrihen për realizimin e suksesshëm të kësaj strategjie.
“Strategjia Zhvillimore AKF 2022-2026” është dokument strategjik i cili hartohet pas dokumentit strategjik paraprak “Strategjia Zhvillimore AKF 2016-2020” objektivat e secilës janë realizuar rreth 80%.