Në ambientet e Agjencisë së Kosovës për Forenzikë sot u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Agjencisë së Kosovës për Forenzikë dhe Institutit të Mjekësisë ligjore.
Qëllimi i kësaj Marrëveshjeje të Bashkëpunimit në mes të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë dhe Institutit të Mjekësisë ligjore është dhënia në shfrytëzim e sistemin LIMS (Laboratory Information Management System) Sistemi i Menaxhimit të Informatave në Laborator nga AKF-ja tek Instituti i Mjekësisë Ligjore.
Zv. Kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë së Kosovës për Forenzikë Dr. Blerim Olluri dhe Zv. Drejtorit të Përgjithshëm të IML-së znj. Flutra Goga me rastin e nënshkrimit të kesaj marrëveshje të bashkëpunimit u zotuan se ky bashkëpunim do të rritet vazhdimisht duke mundësuar përmbushjen e misionit dhe detyrave që janë përcaktuar me ligjet në fuqi.
Zv. Drejtorit të Përgjithshëm të IML-së znj. Flutra Goga, vlerësoi dhe shprehi mirënjohje, për punën shkencore dhe të arriturat e AKF-së si institucion për tu marrë shëmbull i barasvlershëm me institucionet tjera ndërkombëtare në fushën e forenzikës.
Foto nga Ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit.