Në ambientet e AKF-së, është bëre nënshkrimi i certifikatës përfundimtare te pranimit për instrumentet për Divizionin për Analiza Kimike te Narkotikeve, dy (2) GCMSMS dhe një (1) HPLC/DAD si pjese e Lotit # 4 nga projekti IPA nga Komisioni Evropian.
Nënshkrimi certifikatës përfundimtare te pranimit nga AKF është bërë nga Kryeshefi Ekzekutiv i AKF-së, Dr. Blerim Olluri kurse nga ana e Zyrës se BE-së certifikata është nënshkruar nga menaxheri i projektit IPA, z. Massimiliano Prozzo.
Me këtë rast z.Olluri ka falënderuar Komisionin Evropian për angazhim dhe përkushtim ne realizimin dhe implementimin e këtij projekti mjaft te rëndësishëm nga IPA për AKF-në ne kuptim te ngritjes dhe zhvillimit te kapaciteteve teknologjike Forenzike ne fushën e analizimit dhe identifikimit te substancave narkotike sipas kërkesave te standardit ISO: 17025/2017
Nga ana e tij z. Prozzo është shprehur falënderues për bashkëpunimin dhe implementimin e këtij projekti dhe njëkohësisht ka premtuar se do te vazhdoj qe te angazhohet dhe kontribuoj ne projekte tjera qe do te ndikonin ne ngritjen e kapaciteteve dhe zhvillimin e metodave te reja.
f