Më datë 13.07.2021, Specialistët e lartë nga Divzioni i Daktiloskopisë dhe Traseologjisë, Avni Dragobuzhda dhe Flurim Sahitaj, iu nënshtruan testit të aftësive profesionale “21-5190 Latent Print Processing - Varied Surfaces”, nga kompania Amerikane Collaborative Testing Services (CTS) Inc.
Në këtë test, specialistët janë sfiduar me dëshmi (sipërfaqe) komplekse për kërkimin dhe nxitjën e gjurmëve të vijave papilare me metoda shkencore të validuara dhe akredituara sipas ISO 17025. Ashtu që, specilaistët duke bërë analizën e dëshmive dhe përzgjdhjën adekuate të teknikave dhe metodave, në harmoni me “dëshmitë” e siguruara nga kompania Collaborative Testing Services (CTS) Inc, kanë arritur që të “zbulojnë” gjurmët e vijave papilare në këto dëshmi, duke e dokumentuar në tërsi ekspertimin, nga aplikimi i metodës, e deri te kualiteti i gjurmeve. Pas kthimit të rezultateve nga kompania, rezulton se testi i pëfunduar në Divizonin e Daktilospisë dhe Traseologjisë është përfunduar me rezultat pozitiv, në të gjitha konkluzionet e dëshmive.
Vlen të theksohet se, qëllimi themelor i testimit të aftësive profesioanle, është të vlerësojë performancën e laboratorëve për kryerjen e ekspertimeve. Pa mundësi të tilla, ka rreziqe që të dhënat e një laboratori të kenë gabime, paragjykime ose dallime të rëndësishme në krahasim me laboratorët e ngjashëm.