BALLINA KONTAKTET WEBMAIL
   
SHQIP   SRPSKI   ENGLISH







REPUBLIKA E KOSOVËS
AGJENCIA E KOSOVËS PËR FORENZIKË
MISIONI
ZYRA E KRYESHEFIT EKZEKUTIV
DEPARTAMENTET
ORGANOGRAMI
LEGJISLACIONI DHE MARRËVESHJET
DOKUMENTET STRATEGJIKE
VENDE PUNE
SHPALLJE
GALERIA
HISTORIKU
ARKIVI I LAJMEVE
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME
POLICIA E KOSOVËS  >>
AKADEMIA E KOSOVËS PËR SIGURI PUBLIKE  >>
INSPEKTORATI POLICOR I KOSOVËS  >>
RRJETI EVROPIAN I INSTITUTEVE SHKENCORE FORENZIKE  >>
 
27.07.2021
KRYESHEFI EKZEKUTIV I AKF DR. BLERIM OLLURI RAPORTOI NË KOMISIONIN PARLAMENTAR PËR ÇËSHTJET E SIGURISË DHE MBROJTJËS

Kryeshefi Ekzekutiv i AKF me ftesë të deputetëve, raportoi para Komisionit për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes për të arriturat dhe sfidat e Agjencisë së Kosovës për Forenzikë.

Kryeshefi Dr. Olluri para deputetëve ka paraqitur të arriturat e AKF, duke potencuar Akreditimin e laboratorëve me standardin ndërkombëtar ISO 17025, ndërtimin e Aneks Objektit me hapësirë prej 2500m2, pranimin e pajisjeve nga BE në vlerë 1,2 milion euro, kalimi i testeve të zotësisë me sukses i stafit, marrjen donacion të “Aplikacionit TRAFFIC” nga Ambasada e Francës për Divizionin e balistikës, ngritja(Up-Grade) i sistemit të ADN-së CODIS nga version 7.0 në 9.0 financuar nga Ambasada Amerikane, kryerja e trajnimeve në fushën e ADN për mbetjet mortore të personave të zhdukur i organizuar nga ICMP etj. Gjithashtu njoftoj se gjatë gjashtëmujorit të parë në vitin 2021 janë kryer me sukses dhe cilësi të lartë 2106 raste (ekspertiza forenzike) me rreth 28 048 dëshmi përcjellëse.

Kryeshefi Dr. Olluri para deputetëve ka adresuar edhe sfidat që përballet AKF, duke potencuar se sfidë kryesore për AKF është ndërrimi i statusit të personelit nga personel me status të veçantë(personel i specializuar – shkencor) në shërbyes publik, ku për pasojë të gjitha kompetencat e rekrutimit, trajnimit dhe funksionet tjera relevante i merren. Gjithashtu sfidë tjetër e AKF është edhe furnizimi me material esencial forenzik për kryerjen e ekspertizave (me theks të veçantë për ekspertizat e ADN-së), si pasoje e procedurave të prokurimit, e që nga Komisioni kërkohet përkrahje në adresimin e kësaj çështje në Qeveri për mundësinë e përjashtimit prej procedurave të prokurimit, pasi që kërkesat e AKF janë të veçanta dhe specifike.

Deputetët-anëtarët e Komisionit, parashtruan pyetje rreth funksionalitetit të AKF dhe pasi u njoftuan në detaje për punën që bënë AKF, ofruan mbështetje dhe premtuan adresimin e sfidave që përballet AKF.

Kryetari dhe anëtarët e Komisionit i ofruan mbështetje punës që po bën Agjencia e Kosovës për Forenzikë dhe njëherit u shprehën të kënaqur me zhvillimin që po bën kjo Agjenci në fushën e shkencës së forenzikës. Përkrahje ofruan për kthimin e statusit të mëparshëm që kishin punonjësit e AKF, përkrahje me personel shkencor për laboratorët e AKF, rritjen e buxhetit dhe lehtësimin e procedurave të prokurimit për furnizim me material esencial forenzik për laboratorët e AKF.

       Foto gjatë raportimit të Dr.Blerim Ollurit në Komision parlamentar për çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes. 

 

Publikuar nga AKF
  
KËRKO

Standartizuar sipas standartit SK EN ISO/IEC 17025
SHËRBIMET
UDHËZUES, FORMULAR TEKNIK
PUBLIKIME TË REJA
QASJA NË DOKUMENTE ZYRTARE
RAPORTI VJETOR
 KUTIA ELEKTRONIKE E ANKESAVE>>
Ankesë ndaj
Kontakti juaj (e-maili)
Përshkruani ankesën