Sot në një ceremoni të organizuar në ambientet e Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, OSCE ka bërë dhurimin e një donacioni të rëndësishëm (10 laptop HP) për AKF.
Pranim dorëzimi I këtij donacioni u bë nga Kryeshefi Ekzekutiv i AKF Dr. Blerim Olluri dhe nga Edward Anderson Drejtor Departamentit për Siguri dhe Rend Publik në OSCE, i cili ishte i shoqëruar nga bashkëpunëtor nga OSCE.
Ky donacion sipas Kryeshefit Dr. Olluri dëshmon bashkëpunimin e fuqishëm të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë me OSCE. Me ç ‘rast Dr. Olluri falënderoi përfaqësuesit e OSCE për përkrahje të vazhdueshme për AKF.
Si shumë të rëndësishëm këtë donacion e cilësuan edhe përfaqësuesit e OSCE, të cilët ri konfirmuan bashkëpunim dhe përkrahje të vazhdueshme për AKF.