Ambasadorja e Francës në Kosovë znj. Marie-Christine Butel, vizitoj Agjencinë e Kosovës për Forenzikë, me qëllim të promovimit të donacionit “Aplikacionit TRAFFIC”, i dizajnuar për fushën e balistikës. Në vizitën e realizuar në AKF, Ambasadorja Franceze anj Butel, u prit nga Ministri i Punëve të Brendshme Dr. Xhelal Sveçla dhe Kryeshefi Ekzekutiv i AKF Dr. Blerim Olluri. Gjatë vizitës Ambasadorja znj. Butel u shpreh se softueri “Traffic” është i krijuar nga Policia Shkencore e Francës, i dizajnuar për kryerjen e krahasimeve midis armëve.
Ministri i MPB-së Dr. Xhelal Sveçla me rastin e pranimit të donacionit, e falënderoj ambasadoren për donacionin e ofruar dhe e inkurajoj për bashkëpunim të mëtutjeshme në fushën e sigurisë.
Kryeshefi Dr. Olluri falënderoj Ambasadoren e Francës znj. Butel, për donacionin e ofruar në fushën e balistikës, donacion i cili ndihmon në zbardhjen e veprave të ndryshme penale në Republikën e Kosovës.