Kryeshefi Ekzekutiv i AKF Dr. Blerim Olluri takoi Atasheun e Ambasadës së SHBA-ve Departamentit për Drejtësi-ICTIAP në Kosovë znj. Kimberly Riffe.
Në këtë takim Kryeshefi Olluri falënderoi znj. Riffe për përkrahjen e vazhdueshme që kanë dhënë deri më tani. Kryeshefi Olluri u zotua se ky bashkëpunim duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen në fushën e forenzikës për Republikën e Kosovës. Gjithashtu në këtë takim u diskutua edhe për situatën me COVID dhe menaxhimin e kësaj pandemie nga institucioni jonë.
Znj. Riffe i ofroj mbështetje punës që po bën Agjencia e Kosovës për Forenzikë dhe njëherë u shpreh e kënaqur me zhvillimin që po bën kjo Agjenci në fushën e shkencës së forenzikës. Gjithashtu znj. Riffe theksoi se Ambasada e SHBA-ve Departamentit për Drejtësi-ICTIAP do të jetë i përkushtuar në ngritjen e kapaciteteve forenzike në Kosovë, në mënyrë që zbulimi i krimit përmes ekspertizave të forenzikës të jetë garant i drejtësisë.
