Ministri i Punëve të Brendshme z. Agim Veliu, vizitoi Agjencinë e Kosovës për Forenzikë, ku u prit nga Kryeshefi Dr. Blerim Olluri, me të cilin diskutuan për punën profesionale shkencore të AKF dhe menaxhimin e pandemisë COVID 19.
Kryeshefi Dr. Olluri e njoftoi Ministrin Veliu për gjendjen aktuale të AKF-së, në veçanti e njoftoi me punën profesionale e cila zhvillohet në AKF, zhvillimin e metodave të reja shkencore dhe me të arriturat kryesore në fushat e reja të forenzikës.
Ndërsa Ministri Veliu mbështeti punën profesionale shkencore që po e bën Agjencia e Kosovës për Forenzikë, të cilën e cilësoj si shumë të suksesshme.
Gjithashtu Ministri Veliu vlerësoi domosdoshmërinë e të që qenurit në hap me trendët e zhvillimit të shkencës së forenzikës, ku premtoi përkrahje për proceset e avancimit të fushës së forenzikës.
Në fund Ministri Veliu konfirmoi se MPB do ta mbështetë zgjerimin dhe zhvillimin e kapaciteteve forenzike për AKF-në.
Foto nga Vizita e Ministrit z. Agim Veliu në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë