Në Anaheim të Kalifornisë- SHBA , po mbahet “ Takimi i 72 të vjetor i Shkencave Forenzike “ i organizuar nga Akademia Amerikane e Shkencave Forenzike, Akademi kjo e themeluar në vitin 1948.
Në këtë Ceremoni u promovua Kryeshefi i Agjencisë së Kosovës për Forenzikë Dr.sc Blerim Olluri anëtar i kësaj akademie .
Zgjedhja nga ana e Bordit të Drejtoreve të Akademisë Amerikane të Shkencave Forenzike është nderë dhe respekt për secilin anëtar të saj dhe për shtetin që e përfaqëson, ngase shumë shkencëtar botëror të forenzikës kanë qenë dhe janë anëtar të kësaj Akademie.
Foto nga pjesëmarrja në takimin vjetor të 72 -të Akademisë Amerikane të Shkencave Forenzike.