BALLINA KONTAKTET WEBMAIL
   
SHQIP   SRPSKI   ENGLISH







REPUBLIKA E KOSOVËS
AGJENCIA E KOSOVËS PËR FORENZIKË
MISIONI
ZYRA E KRYESHEFIT EKZEKUTIV
DEPARTAMENTET
ORGANOGRAMI
LEGJISLACIONI DHE MARRËVESHJET
DOKUMENTET STRATEGJIKE
VENDE PUNE
SHPALLJE
GALERIA
HISTORIKU
ARKIVI I LAJMEVE
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME
POLICIA E KOSOVËS  >>
AKADEMIA E KOSOVËS PËR SIGURI PUBLIKE  >>
INSPEKTORATI POLICOR I KOSOVËS  >>
RRJETI EVROPIAN I INSTITUTEVE SHKENCORE FORENZIKE  >>
 
21.06.2019
AGJENCIA E KOSOVËS PËR FORENZIKË RI-AKREDITON LABORATORËT E SAJ SIPAS STANDARDIT NDËRKOMBËTAR SK EN ISO/IEC 17025.

Sot me datë 20.06.2019 Kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë së Kosovës për Forenzikë Dr.sc. Blerim Olluri ka pranuar certifikatën nga Drejtoresha e  përgjithshme e  DAK-ut  znj.Gentiana Islamaj për ri-akreditimin e pesë laboratorëve aktual të akredituar  me metoda shkencore sipas standardit ndërkombëtar të cilësisë ISO17025 si dhe akreditimin një Laboratori të ri .

Në ceremoninë e pranimit të  certifikatës së akreditimit kanë marr pjesë mysafir vendor dhe ndërkombëtar si: Ministri i punëve te brendshme  z. Ekrem Mustafa, Drejtoresha e  përgjithshme e DAK-ut znj. Gentiana Islamaj,  përfaqësuesit e ICITAP-it, Mediat dhe personeli i AKF-së .

Agjencia Kosovës për Forenzikë në vazhdën e procesit të akreditimit të metodave forenzike do të vazhdon edhe më tutje konform legjislacionit në fuqi zgjerimin e procesit të akreditimit te metodave forenzike edhe për divizionet/laboratorët tjerë të AKF-së.

Ri-akreditimi  dhe akreditimi i Laboratorëve te reja do të ndikon drejtpërdrejt në ngritjen e cilësisë se shërbimeve që ofrohen nga AKF-ja drejt mekanizmave tjerë të zbatimit te ligjit, dhe veçmas do të ndikoj në rritjen e profesionalizmit të personelit të saj.

Divizionet ( Laboratorët ) e ri-akredituara të  AKF-së nga Drejtoria e Akreditimit të Kosovës në mbështetje të procesit vlerësueses në fushën e forenzikës  nga ekspertet ndërkombëtare Kroacia janë:

  1. Divizionin (Laboratorin) për Analiza Serologjike dhe ADN-së.
  2. Divizionin (Laboratorin)  për Analiza Kimike të Narkotikëve.
  3. Divizionin (Laboratorin) e Balistikës.
  4. Divizionin (Laboratorin) e Daktiloskopisë & Traseologjisë.
  5. Divizionin (Laboratorin) për Dokumente dhe Dorëshkrime.

Ndërsa Laboratori i ri i akredituar është :

  1. Divizionin (Laboratorin) për Analizë të Zjarrvenjeve, Eksploziveve dhe Grimcave të Barotit.

         Foto nga Ceremonia e pranimit të Certfikatës 

Publikuar nga AKF
  
KËRKO

Standartizuar sipas standartit SK EN ISO/IEC 17025
SHËRBIMET
UDHËZUES, FORMULAR TEKNIK
PUBLIKIME TË REJA
QASJA NË DOKUMENTE ZYRTARE
RAPORTI VJETOR
 KUTIA ELEKTRONIKE E ANKESAVE>>
Ankesë ndaj
Kontakti juaj (e-maili)
Përshkruani ankesën