Në konferencën e II-të shkencore ndërkombëtare “Shkenca ligjore dhe sfidat bashkëkohore të sigurisë” të mbajtur në Tiranë më datë 15.11.2017 ku ndër pjesëmarrës ishin edhe nivelet të larta shtetërore nga Shqipëria dhe Kosova si: Kryeministri i Shqipërisë z. Edi Rama, Ministri i punëve të brendshme të Shqipërisë z. Fatmir Xhafaj, Drejtori i përgjithshëm i Policisë se Shqipërisë z. Haki Çako etj, ndërsa nga Kosova Kryeshefi ekzekutiv i AKF-së Dr. sc. Blerim Olluri, Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Z. Ismajl Smakiqi shoqëruar nga delegacioni prej katër shkencëtarësh nga Agjencia e Kosovës për Forezikë.
Qëllimi i kësaj konference ishte mbledhja, përpunimi dhe zhvillimi i mendimit të kualifikuar shkencor nga fusha e shkencave ligjore, për përballjen me rreziqet dhe kërcënimet për sigurinë nga forma të ndryshme të kriminalitetit bashkëkohor. Ndërsa si synim kjo konferencë kishte të bashkojë njëzëri akademiket, shkencëtaret, profesionistet dhe ekspertet e fushave të ndryshme të shkencave ligjore për të ndarë përvojat, praktikat, punimet shkencore dhe gjetjet nga fusha e forenzikës në raport me sfidat bashkëkohore të sigurisë.
Në këtë konferencë me procedim ndërkombëtarë ISBN dhe ISSN, Agjencia e Kosovës për Forenzikë koontriboj me punimet shkencore si në vijim:
- Shkenca e Forezikës në shtetin e ri të Kosovës, Dr. Sc. Blerim Olluri
- Ekspertiza e ADN-së dhe roli i saj në procedurë penale, Dr. Sc. Blerim Olluri, Dr. Sc. Xhemajl Ademaj dhe Z. Sokol Dedaj
- Parandalimi i akteve terroriste-strategjia ligjore në Kosovë, Shqipëri, EU dhe SHBA, Dr. Sc. Xhemajl Ademaj
- Optimizmi i parametrave fragmentar voltage dhe Collision Energy për identifikimin dhe ndarjen e PENTAERYTHRITOL TETRANITRATI (PETN) me anë të pajisjes LC/MS/MS, PhD. C. Milazim Tahirukaj, Dr. Sc. Blerim Olluri, Dr. Sc. Xhemajl Ademaj
- Forenzika digjitale, MSc. Blerim Krasniqi
Foto e përbashkët nga konferenca