Ekspertet Forenzike nga Divizioni i Dokumnetev dhe Dorshkrimeve, Leonora Shillova dhe Merita Alijaj iu nënshtruan testit të aftësive profesionale “Testit Profesional/TP/ 2025-5211 Questioned Documents Examination, nga kompania Amerikane Collaborative Testing Services (CTS) Inc.
Në këtë test, specialistët janë sfiduar me dëshmi komplekse nga fusha e dokumente të kontestuara. Ekspertimi eshte kryer me metoda shkencore të validuara dhe akredituara sipas ISO 17025 që zbatohen në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë për kete fushë forenzike.
Pas kthimit të rezultateve nga kompania CTS, rezulton se testi i pëfunduar në Divizionin e Dokumenteve dhe Dorshkrimeve është përfunduar me rezultat pozitiv absolut.
Vlen të theksohet se, qëllimi themelor i testimit të aftësive profesionale është të vlerësojë performancën e ekspertëve dhe laboratorëve për kryerjen e ekspertimeve forenzike.
Ekspertët gjatë Testit Profesional/TP/ 2025-5211