Agjencia e Kosovës për Forenzikë vazhdimisht angazhohet për përcjelljen e trendëve dhe zhvillimit te saj ne ngritjen e kapaciteteve teknike-teknologjike dhe ngritjen e kapaciteteve njerëzore përmes zhvillimit dhe validimit te metodave te reja, si dhe pjesëmarrja e ekspertëve te saj ne teste dhe krahasime laboratorike ne nivel ndërkombëtar.
Ne kuadër te AKF-së, ne nivel te Departamentit për Kimi dhe Biologji Forenzike funksionon dhe vepron edhe Divizioni (laboratori ) për Analiza Kimike te Narkotikeve i cili ka filluar me ekspertim qe nga viti 2005 dhe është përgjegjës për analizën dhe identifikimin e narkotikeve te rrezikshëm, substancave psikotrope dhe prekursoreve te të gjitha formave: substancës bimore, substancës pluhur, substancës se ngurtë, substancës se lëngët, tabletat dhe kapsulat duke përfshirë edhe substancat e reja psikoaktive qe janë trend dhe subjekt i kohëve te fundit.
Analiza dhe identifikimi i narkotikeve te rrezikshëm, substancave psikotrope dhe prekursoreve bëhet duke përdorur metoda të ndryshme analitike, bazuar ne procedurat standarde te operimit te akredituara sipas standardit ndërkombëtar ISO: 17025, dhe duke krahasuar rezultatet e mostrave nga vendi i ngjarjes me mostra referente te certifikuara nga prodhues kredibil te nivelit botëror.
Me mbi dy dekada përvojë pune në analizën dhe identifikimin narkotikëve ky divizion (Laborator) ofron ekspertiza forenzike të cilësie se lartë të cilat kryhen nga stafi i specializuar.
Divizioni (Laboratori) për analiza kimike te narkotikeve gjegjësisht ekspertet e këtij divizioni përfaqësojnë divizionin dhe marrin pjese ne grupe punuese te ENFSI-t, organizata dhe asociacione tjera profesionale (te fushës) te nivelit kombëtar dhe ndërkombëtar si: UNODC, EMCDDA, SWDRUG, etj.
Te gjithë ekspertet e këtij divizioni testohen dhe certifikohen ne bazë vjetore ne fushën specifike të ekspertizës përmes pjesëmarrjes ne teste të zotësisë (kompetences) të cilat organizohen dhe koordinohen nga Zyra e cilësisë dhe kompani profesionale për teste të zotësisë: CTS (Collaborative Testing Services), SHBA dhe testi i zotësisë i organizuar nga UNODC me seli në Vjene, Austri.
Se fundmi nga UNODC gjegjësisht programi (ICE – International Collaborative Exercises) për ushtrime (teste) bashkëpunuese ndërkombëtare kemi pranuar certifikatën për pjesëmarrje dhe rezultate te shkëlqyeshme duke garantuar cilësi, profesionalizëm dhe integritet ne katër teste radhazi (2022/2 – 2024/1) dhe rezultatet e ekspertimit nga ky divizion (Laborator), te cilat sigurojnë mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, sigurinë publike dhe zbatimi efektiv i ligjit.
