BALLINA KONTAKTET WEBMAIL
   
SHQIP   SRPSKI   ENGLISH







REPUBLIKA E KOSOVËS
AGJENCIA E KOSOVËS PËR FORENZIKË
MISIONI
ZYRA E KRYESHEFIT EKZEKUTIV
DEPARTAMENTET
ORGANOGRAMI
LEGJISLACIONI DHE MARRËVESHJET
DOKUMENTET STRATEGJIKE
VENDE PUNE
SHPALLJE
GALERIA
HISTORIKU
ARKIVI I LAJMEVE
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME
POLICIA E KOSOVËS  >>
AKADEMIA E KOSOVËS PËR SIGURI PUBLIKE  >>
INSPEKTORATI POLICOR I KOSOVËS  >>
RRJETI EVROPIAN I INSTITUTEVE SHKENCORE FORENZIKE  >>
 
20.01.2025
EKSPERTËT FORENZIK TË AGJENCISË SË KOSOVËS PËR FORENZIKË ARRINË REZULTATE TË LARTA NË TESTE NDERKOMBËTARE TË AFTËSIVE PROFESIONALE.

Ekspertët nga Agjencia e Kosovës për Forenzikë kanë arritur rezultate kulminanate në katër fusha forenzike duke kaluar me sukses testet e aftësive profesionale ndërkombëtare.

Ekspertet u janë nënshtruar testeve nga fusha e ekspertimit të:

  • ADN-së dhe Serologjisë
  • Dokumenteve, Dorëshkrimeve dhe Parasë
  • Balistikës dhe
  • Narkotikëve

 

Ekspertët e divizionit (Laboratorit )  për ekspertizë të ADN-së dhe Serologjisë  iu nënshtruan dy testeve të aftësive profesionale “Testit Profesional/TP/ 2024-5805 DNA-Blood” dhe Testit Profesional/TP/ 2024-5806 DNA-Mixture.

“Divizioni i Dokumenteve, Dorëshkrimeve dhe Parasë iu nënshtruan testit të aftësive profesionale  “Handwriting Examination 2024-5241”, nga kompania Amerikane Collaborative Testing Services (CTS) Inc, Forensic Testing Program 

Divizioni i Balistikes iu nënshtrua testit CTS-2024-5262 WEB Cod-YQ3QBN, nga kompania Amerikane Collaborative Testing Services (CTS) Inc, Forensic Testing Program,

Kompania Amerikane Collaborative Testing Services (CTS) Inc, Forensic Testing Program   është  lider global në krijimin e testeve të aftesive profesionale nga disiplinat e ndryshme të shkences së forenzikës.

Ekspertët e divizionit (Laboratorit )  për ekspertizë të Narkotikeve iu kanë nënshtruan testit të aftësive profesionale të pranuar nga United Nations Office on Drugs and Crime (UNODC) që është një lider global në luftën kundër drogave të paligjshme dhe krimit ndërkombëtar andaj edhe krijon teste në nivel ndërkombëtar për analizën e Drogave  si “ Seized Materials (SM 2024 Round 2”.

Në këto teste Ekspertët i kanë analizuar dëshmitë duke përdor  metoda shkencore të validuara dhe të akredituara sipas ISO 17025, që zbatohen në  Divizionet e Agjencisë së Kosovës për Forenzikë.

 

Vlen të theksohet se, qëllimi themelor i testimit të aftësive profesionale është vlerësimi i përformancës së ekspertëve dhe metodave të laboratorit për kryerjen e ekspertimeve forenzike që sipas rezultateve të arritura nga ekspertet është në nivelin më të lartë.

 

 

Publikuar nga AKF
  
KËRKO

Standartizuar sipas standartit SK EN ISO/IEC 17025
SHËRBIMET
UDHËZUES, FORMULAR TEKNIK
PUBLIKIME TË REJA
QASJA NË DOKUMENTE ZYRTARE
RAPORTI VJETOR
 KUTIA ELEKTRONIKE E ANKESAVE>>
Ankesë ndaj
Kontakti juaj (e-maili)
Përshkruani ankesën