Nga data 20-25 Tetor 2024, dy ekspert të Daktiloskopisë nga AKF, kanë marrë pjesë në konferencën vjetore të FDIAI- Florida Division of International Association for Identification, e mbajtur në Orlando Florida SHBA, e cila ka karakter edukativ dhe trajnues në fushën e identifikimit. Përveç pjesëmarrjes në konferencë delegacioni nga Kosova ka marrë pjesë edhe në workshope e diskutime si:
- Ekzaminimi i gjurmëve komplekse
- Rrjedha e punës me imazhe dixhitale, për ekspertët e gjurmëve të gishtërinjve
- Marrja dhe ruajtja e shenjave të gishtërinjve
Konferenca Vjetore ka mbledh së bashku qindra ekspertë të Forenzikës për të paraqitur dhe diskutuar zhvillimet më të fundit në shkencën kriminalistike, me tema të tilla si hetimi i vendit të krimit, gjurmët e gishtërinjve, armët e zjarrit dhe shenjat e veglave, Imazhe fotografike dhe elektronike etj.