Nga 2 deri 5 qershor, ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Kastriot Jashari, Zëvendësues Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë së Kosovës për Forenzikë Ilir Kukaj, Zëvendësdrejtorët e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës Fehmi Hoti dhe Dejan Jankovic, dhe Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor Kushtrim Hodaj, morën pjesë në konferencën vjetor të Shoqatës Ndërkombëtare të Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimit të Zbatimit të Ligjit (IADLEST) në Phoenix, Arizona.
Delegacioni u mbështet dhe u shoqërua nga Programi Ndërkombëtar i Asistencës në Trajnim për Hetimet Kriminale të Departamentit të Drejtësisë (ICITAP), Atasheu Kimberly Riffe dhe koordinatorja e DD-ICITAP Remzije Ibrahimi.
Kjo ngjarje filloi me një prezantim të flamurit të 23 vendeve të përfaqësuara nga mbi 400 pjesëmarrësit në konferencën katër-ditore.
Zëvendësues Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë së Kosovës për Forenzikë Ilir Kukaj u prezantua si panelist për punëtorinë “Bashkëpunimi Ndërkombëtar në Mbështetjen e Akreditimit të Laboratorëve të Forenzikës”, ku ai artikuloi standardet ndërkombëtare dhe akreditimin që Agjencia e Kosovës së Forenzikes ka dhe vazhdon të ketë.
Përveç pjesëmarrjes në seminarin e forenzikës, delegacioni nga Kosova përcjelli dy seminare të paraqitura nga komandantet femra ukrainase mbi mirëqenien/shëndetin mendor dhe shoqatat e grave të zbatimit të ligjit.
Për më tepër, delegacioni në fjalë mori pjesë në trajnime interaktive mbi inteligjencën artificiale (AI), mediat sociale dhe rekrutimin, ndër të tjera.