Kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë së Kosovës për Forenzikë z. Ilir Kukaj nga Drejtoria e Akreditimit të Kosovës - DAK ka pranuar certifikatën vazhdimin e akreditimit për gjashtë laboratorët aktual të akredituar me metoda shkencore sipas standardit ndërkombëtar të cilësisë ISO17025-2018 si dhe akreditimin një Laboratori të ri .
Agjencia Kosovës për Forenzikë në vazhdën e procesit të akreditimit të metodave forenzike do të vazhdon edhe më tutje konform legjislacionit në fuqi zgjerimin e procesit të akreditimit të metodave forenzike edhe për divizionet/laboratorët tjerë të AKF-së.
Vazhdimi i akreditimit dhe akreditimi i Laboratorëve të reja do të ndikon drejtpërdrejt në ngritjen e cilësisë se shërbimeve që ofrohen nga AKF-ja drejt Agjencive të zbatimit te ligjit, dhe veçmas do të ndikoj në rritjen e profesionalizmit të personelit të saj si dhe besueshmërinë ne shërbimet e ofruara.
Divizionet ( Laboratorët ) e akredituara të AKF-së nga Drejtoria e Akreditimit të Kosovës në mbështetje të procesit vlerësueses në fushën e forenzikës nga ekspertet vlerësues ndërkombëtarë nga Turqia janë:
- Divizioni (Laboratorin) për Analiza Serologjike dhe ADN-së.
- Divizioni (Laboratorin) për Analiza Kimike të Narkotikëve.
- Divizioni (Laboratorin) e Balistikës.
- Divizioni (Laboratorin) e Daktiloskopisë & Traseologjisë.
- Divizioni (Laboratorin) për Analizë të Zjarrvenjeve, Eksploziveve dhe Grimcave të Barotit.
- Divizioni (Laboratorin) për Dokumente dhe Dorëshkrime.
Ndërsa Divizioni (Laboratori) i akredituar për herë të parë është :
- Divizioni (Laboratori) për ekzaminim të Kompjuterëve.